34.8 C
Prizren
E enjte, 18 Gusht, 2022

Del një bashkësi fetare që i mbështet martesat e seksit të njëjtë

Një nga bashkësitë fetare të Kosovës, ka dalë me qëndrim pro martesasve të seksit të njëjtë.

Bëhet fjalë për Bashkësinë e Tarikateve të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bashkësia e Tarikateve të Kosovës tha se do të punojë bashkë me institucionet e vendit për ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime.

Bashkësia e Tarikateve në veçanti dëshiron të punojë s’bashku me institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime të cilat i njohim si racizmi, urrejtja etnike, homofobia, mizogonia, islamofobia, sufifobia dhe forma tjera përjashtuese që prishin mirëbesimin në shoqëri”, shkruhet në njoftim.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë nga Bashkësia e Tarikateve të Kosovës lidhur me këtë çështje

MESAZHI PËR INSTITUCIONET E KOSOVËS
NGA KUVENDI I BASHKËSISË SË TARIKATEVE

Bashkësia e Tarikateve e përkrah rrugën e demokracisë dhe ndërtimin e shtetit modern, si një realizim i vizionit Profetik për një shoqëri të diturisë, një shoqëri të solidaritetit, tolerancës dhe barazisë, shoqëri të sendërtimit të vlerave etke, ndërgjegjes dhe respektit gjithëpërfshirës, dhe si shoqëri e cila e kultivon të bukuren.

Bashkësia e Tarikateve e përkrah shtetin e Kosovës në realizimin e sigurisë, mirëqenies dhe realizimin e një shoqërie të hapur për vlerat njerëzore.

Bashkësia e Tarikateve do ti mbështet institucionet e Kosovës në ndërtimin e shtetit juridik i cili i realizon vlerat e përmendura e kundër korrupsionit, neglizhencës, keq menaxhimit, jo barazisë, përjashtimit dhe jo transparencës në shoqëri.

Bashkësia e Tarikateve në veçanti dëshiron të punon s’bashku me institucionet e Kosovës në ndërtimin e një shoqërie pa paragjykime të cilat i njohim si racizmi, urrejtja etnike, homofobia, mizogonia, islamofobia, sufifobia dhe forma tjera përjashtuese që prishin mirëbesimin në shoqëri.

Bashkësitë fetare në Kosovë ende nuk e kanë të realizuar statusin juridik dhe funksionojnë ilegalisht, çka ju mundëson që disa prej tyre të punojnë edhe pa përgjegjësi duke përfituar nga situata. Institucionet e Kosovës duhet me marrë këtë çështje me seriozitet. Pamundësia e ekzistencës juridike dhe mungesa e përgjegjësisë që vjen me atë, i krijoj kushtet në të cilat Kosova u reshtua në radhën e shteteve eksportues të terrorizmit, me pasojat ngecjen në integrime Euro-Atlantike.

Kuvendi i Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës poashtu i thërret institucionet e Kosovës që ta hapin derën për komunikim dhe dialog shoqërorë i cili në fushen e bashkësive fetare mungon, sepse nuk ekziston demokracia me veshët e shurdhët dhe dyer të mbyllura.

Me lutje për prosperitet shpirtërorë të shoqërisë Kosovare, për mirëqenie të gjithmbarshme dhe për liri autentike, ju dëshirojmë qeverisjen e suksesshme dhe shërbimin e ndërgjegjshëm ndaj popullit.

Kuvendi i Bashkësisë së Tarikateve

Më Shumë

Lajmet e Fundit