17.7 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Deputeti i VV’së: Kurti shkoi në ShBA për thithje të investimeve

Deputeti i VV’së, Artan Abrashi thotë se i ka përmbushur synimet vizita e kryeministrit Albin Kurti në SHBA. Tha se opozita po kritikon Kurtin për shkak të sukseseve, që siç tha ai, po shënon qeveria e Kosovës.

Në emisionin DPT te Fidani, Abrashi tha “është e paimagjinueshme me qenë i papranueshëm në State Departamentin Amerikan”.

“Vizita e ka pasur agjendën e vetë, e ka pasur tragetin dikah tjetër. Natyrisht se do të ishte i mirëseardhur takimi edhe me nivelin e lartë, edhe me presidentin Biden”, tha ai.

“Vetë kjo vizitë është publikuar edhe në faqet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, State Departamentit, dhe tash po merren me detaje teknike që s’kanë shumë peshë. Ideja është tek domethënia e takimit, rëndësia e diskutimit të këtyre temave dhe çfarëdo vizite të mbetura në këto ditë që mund të vije, ne s’jemi të njoftuar me agjendën sepse takimet janë publike”, tha Abrashi.

“Konsideroj se vizita tashmë i ka përmbushur synimet e saj dhe pse jo nëse ekziston edhe ndonjë mundësi gjatë rrugës të kemi edhe takime të nivelit politik më të lartë, çfarë edhe i kanë ngrit pritshmëritë”, shtoi ai.

Abrashi foli edhe për kritikat e opozitës.

“Si rezultat i dëshpërimit për shkak të sukseseve të qeverisë së re të Kosovës, për shkak të sukseseve që vendi ynë po i shënon, qoftë në rritjen e nivelit të demokracisë, qoftë në rritjen e besimit në institucioneve”, tha Abrashi.

“A thua se opozita në Kosovë është shkruese e agjendës së institucioneve dhe kryeministrit. Kryeministri e ka agjendën e vetë”, theksoi ai.

Kurti po qëndron në SHBA që nga 6 maji.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një mjeku në Prizren – detyroi pacienten ta kryente lindjen në një spital privat

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën...

Varroset sot në Rahovec 21-vjeçarja që humbi jetën aksidentalisht në Gjermani

Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e Vogël e Rahovecit. Ceremonia mortore do të...

Lajmet e Fundit