11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Dëgjime publike për buxhetin 2026 në Vlashnje dhe Zhur: Banorët parashtrojnë kërkesat e tyre

Në kuadër të procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitin 2026, Komuna organizoi dje dëgjime publike me banorët e disa fshatrave të Vlashnjes dhe Zhurit.

Takimi në Vlashnje përfshiu banorët e fshatrave: Hoçë e Qytetit, Jeshkovë, Malësi e Vërrinit, Poslisht, Billushë, Kobaj, Grazhdanik, Nashec, Muradem, Atmaxhë dhe Vlashnje. Ndërkohë, në Zhur morën pjesë banorët e fshatrave: Vërmicë, Shkozë, Dobrusht dhe Zhur.

Banorët shprehën nevojat dhe propozimet e tyre lidhur me investimet publike, infrastrukturën, shërbimet komunale dhe projekte të tjera që prekin jetën e përditshme në komunitet.

“Të gjitha kërkesat e adresuara gjatë dëgjimeve do të shqyrtohen nga drejtoritë komunale dhe do të merren në konsideratë gjatë përgatitjes së buxhetit për vitin 2026, kanë bërë të ditur përfaqësuesit komunalë”, njofton Komuna e Prizrenit.

Marketing

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Rahoveci përkujton dëshmorët e Anadrinisë

Në Rahovec janë zhvilluar aktivitete përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Anadrinisë, duke sjellë në vëmendje përvjetorë të rëndësishëm të rënies së tyre për...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit