24.5 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Dogana e Morinit, e papërfunduar edhe pas dy vjetësh

Pikëkalimi kufitar i Morinit, kryesori që lidh Kosovën me Shqipërinë, por edhe pika e vetme në Shqipëri që përballon fluksin më të madh të udhëtarëve, nuk do të përfundojë së ndërtuari edhe këtë sezon veror turistik.

Projekti për ndërtimin e doganës së përbashkët me Kosovën dhe dyfishimi i korsive nga gjashtë në dymbëdhjetë, me fondet e KE-së është lansuar që në shtator të 2015-s, por ende nuk ka përfunduar, shkruan sot Koha Ditore.

Pika e kalimit kufitar Morin-Vermicë tashmë është identifikuar si vendi jo vetëm ku krijohen radhë të gjata autoveturash, por edhe radhë kamionësh të ngarkuar me mallra, nga Shqipëria në Kosovë e anasjelltas.

Punimet që kanë filluar në mars të vitit kaluar dhe që ende nuk po përfundojnë, projekti aspak funksional i kësaj dogane, fillimi i skanimit edhe i kamionëve që dërgojnë mallra në Kosovë, proces që nuk ishte kryer më parë, performanca e dobët e policisë së të dyja vendeve, por edhe rritja e numrit të kamionëve si pasojë edhe e rritjes ekonomike të të dy vendeve, kanë bërë që në këtë pikë doganorë të ketë problematika nga të ndryshme në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. (Koha Ditore)

Më Shumë

Agon Stuja i bashkohet Rahovecit

Rahoveci ka arritur marrëveshje me mesfushorin Agon Stuja, i cili vjen nga Vëllaznimi. Stuja është një lojtar me përvojë dhe shumë energjik në fushë,...

Prizren: Aktakuzë ndaj një personi, kontrabandonte migrantë në Kosovë me veturën e marrë me qira

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., i cili ngarkohet për kontrabandim me migrantë. Në njoftimin...

Lajmet e Fundit