24.9 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

Drejtuesit e Gjykatës në Prizren në takimin me KGjK-në raportojnë për progresin në zbatimin e planeve strategjike

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj si dhe kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi dhe Planit Strategjik për Efikasitetin e Trajtimin të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar, Afrim Shala, kanë vizituar të enjten Gjykatën Themelore në Prizren,  Degën në Suharekë, me ç’rast janë pritur nga kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, gjyqtari mbikëqyrës Selajdin Gallapeni, si dhe janë zhvilluar takime me të gjithë gjyqtarët.

Gjithashtu është bërë e ditur se është vlerësuar angazhimi i kësaj gjykate me degët përkatëse për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e performancës.

Statistikat për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar dhe realizimi i normës për vitin 2024, sipas njoftimit, reflektojnë angazhimin e stafit gjyqësor dhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e sistemit gjyqësor.

“Kryetarja Emra i njoftoi me gjendjen dhe ngarkesën me lëndë në Gjykatën Themelore në Prizren, në Divizionin Penal dhe Civil, dhe me ritmin aktual të punës që tejkalon normën 150% të zgjidhjes së lëndëve. Deri në fund të vitit Gjykata do të jetë në gjendje të zbatojë në plotni planet strategjike”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Ferma e zogjëve brojlerë në Korishë i plotëson standardet për eksport në BE

Nga një fermë e vogël me kapacitete të kufizuara gjashtë vite më parë, deri te një investim prej mbi 3 milionë eurosh. Ky është...

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Lajmet e Fundit