30.4 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Dy persona ngacmojnë dhe rrahin dy të mitur në Prizren, shpallen në kërkim policor

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Në telashe kanë përfunduar dje dy të mitur në Prizren, të cilët dyshohet se u rrahën keq nga dy persona në mes të rrugës.

Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve trupore që morën, kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që rasti është denoncuar edhe në Polici.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije të miturit kanë deklaruar se personat e dyshuar i njohin, por nuk kanë pasur asnjëherë konflikte me ta. Sipas tyre, të dyshuarit fillimisht i kanë ngacmuar me fjalë dhe nuk e dinë motivin që i shtyu ata t’i sulmojnë.

Policia ka marrë veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Më Shumë

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Lajmet e Fundit