14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

FIFA po kërcënon Brazilin me përjashtim nga të gjitha garat

Ndërhyrja e qeverisë në zgjedhjet e Federatës Braziliane të Futbollit (CBF) rrezikon të jetë e kushtueshme. FIFA po kërcënon me përjashtim nga të gjitha garat e saj.

Brazili jashtë Kupës së Botës dhe klubet braziliane do të ndalohen të marrin pjesë në garat ndërkombëtare. Ky është skenari që kërcënon FIFA nëse nuk respektohen rregullat për zgjedhjen e presidentit të CBF-së.

Brazili po kalon një javë të trazuar pasi FIFA dhe CONMEBOL, qeveria e futbollit në Amerikën e Jugut, simotra e UEFA, bënë të ditur se nuk do të tolerojnë ndërhyrjet e qeverisë në zgjedhjet e federatës. Sipas dy organeve të rëndësishme të futbollit, Brazili dhe klubet braziliane do të përjashtohen nga turnetë ndërkombëtarë nëse, Ednaldo Rodriguez nuk rikthehet si president i CBF-së.

Në fakt, më 7 dhjetor, Gjykata e Drejtësisë së Rio de Zhaneiros hoqi Rodrigues nga presidenca e CBF-së dhe emëroi Jose Perdiz de Jesus përkohësisht deri në organizimin e zgjedhjeve të reja.

FIFA dhe CONMEBOL kanë njoftuar dërgimin e një misioni në Rio de Zhaneiro për të kuptuar krizën duke filluar nga 8 janari, datë e rifillimit të aktiviteteve administrative të organit drejtues të futbollit në Amerikën e Jugut pas pushimeve të fundvitit. Misioni do të synojë të studiojë situatën dhe të kërkojë një zgjidhje bazuar në rregulloret e CBF, CONMEBOL dhe FIFA.

“FIFA dhe CONMEBOL dëshirojnë të insistojnë fuqishëm që, përpara këtij misioni, të mos merret asnjë vendim që prek CBF-në, përfshirë zgjedhjet dhe kandidaturat elektorale. Nëse kjo nuk respektohet, FIFA nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse t’ia referojë çështjen organit të saj kompetent, e cila gjithashtu mund të rezultojë në pezullim”, shkruan organi në një letër dërguar CBF-së.

“Në këtë aspekt, dëshirojmë të theksojmë gjithashtu se nëse CBF-ja do të pezullohej nga organi kompetent i FIFA-s, do të humbiste të gjitha të drejtat e anëtarësimit me efekt të menjëhershëm derisa FIFA të heqë pezullimin. Kjo do të nënkuptojë gjithashtu se ekipet dhe klubet përfaqësuese (braziliane) nuk do të mund të marrin pjesë në asnjë garë ndërkombëtare përderisa pezullimi është në fuqi”, theksohej në letër.

Në një rast të ngjashëm, FIFA pezulloi Federatën Maliane të Futbollit (FMF), pasi mori parasysh faktin se Ministria e Sportit e vendit kishte shpërbërë komitetin ekzekutiv të FMF-së dhe kishte emëruar një “komitet të përkohshëm”. Dhe, si “ndërhyrje e padrejtë” e qeverisë për ta menaxhuar federatën, FIFA e pezulloi.

Brazili aktualisht po garon në kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026 dhe ka në agjendën e tij Kupën e Amerikës 2024, nga 20 qershori deri më 14 korrik, në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, klubet braziliane përfaqësojnë vendin në Copa Libertadores dhe Copa Sudamericano, të cilat fillojnë në shkurt.https://albanianpost.com

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

FOTO+VIDEO/ Si përpara 11 vitesh, Reali publikon fanellat e transfertave

Reali i Madridit publikoi këtë të hënë fanellat e dyta për sezonin 2024/2025, që do të përdoren nga skuadra e Carlo Ancelottit në takimet...

Lajmet e Fundit