Shok me Strakoshën, Erik Lamela prezantohet në Greqi

Erik Lamela transferohet në Greqi. 32-vjeçari, i cili në fillimet e karrierës cilësohej si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit argjentinas, është prezantuar si futbollisti më i ri i AEK-ut të Athinës.

Kliko  linkun: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/453193197631352

Tri sezonet e fundit ishte pjesë e Sevillas në La Liga, klubi i vetëm me të cilin fitoi trofe: Europa League në 2023. Pasi doli lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me andaluzianët, Lamela ka vendosur të vijojë karrierën në kryeqytetin grek.

Sulmuesi i djathtë, i cili mund të bëjë edhe role të tjera në repartin ofensiv, ka firmosur për 4 vite me AEK-un. Klub ku disa ditë më parë u transferua edhe Thomas Strakosha, portieri i kombëtares kuqezi./supersport.al/

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Lajmet e Fundit