16.4 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Gashi: Falë mbështetjes së PDK-së, qytetarët morën dy herë nga 170 euro

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi thotë se Qeveria e ka provokuar vet këtë situatë bllokimi.

Ai në “Debat Plus” thotë se PDK qysh para tetë muajsh ka bërë një seri propozimesh por që sipas tij edhe me votë kjo qeveri ka penguar atë projektligj.

Deputeti opozitar thotë se megjithatë PDK ka votuar rishikimin e buxhetit që ua ka mundësuar qytetarëve marrjen e 170 eurove nga dy herë.

“Falë mbështetjes së votës sonë qytetarët kanë mundur të marrin nga dy herë nga 170 euro. Ne kemi votuar edhe ligjet ndërkombëtare që i kanë mundësuar shtetit të merr kredi të ndryshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Gashi thotë se PDK ka propozuar që paratë e Trustit duhet ët rimbursohen pas një periudhe kohore.

“Nuk ka kuptim që paratë që ua mundësojmë qytetarëve t’i tërheqin të mos i rimburësojmë [qeveria]”, tha ndër të tjera Kujtim Gashi./Telegrafi/

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorlogjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin...

Lajmet e Fundit