Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:10, në Prizren.

Tutje sipas raportit, njësitë relevante policore dhe një ekipe e emergjencës kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Tutje në raport, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitë relevante policore dhe një ekip e emergjencës kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast mjeku përgjegjës ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Lajmet e Fundit