4.5 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Identifikohet i dyshuari për ngacmimin e 11-vjeçares në Prizren

Tri ditë më parë u raportua për një rast të ngacmimit në Prizren, ku viktimë ishte një vajzë e mitur.

Personi i cili dyshohet se e ndoqi 11-vjeçaren deri në një market, ishte i panjohur deri më dje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprimeve hetimore është arritur që të identifikohet personi i dyshuar.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për 37-vjeçarin, F. A.

Ademi është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Gjatë dhënies së deklaratës së tij, para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka pasur kontakt me të miturën.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Ngacmim’.

Më Shumë

Liria dhe Drini i Bardhë përballen sot në Prizren

Liria e Prizrenit zhvillon sot një ndeshje miqësore përballë Drinit të Bardhë, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e garave. Takimi do të luhet në...

Derbi verdhezi i takon pejanëve 

Derbin verdhezi e ka fituar GO+ Peja ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 63:82 (13:18, 24:26, 14:16, 12:22), në javën e nëntë të ProCredit...

Lajmet e Fundit