16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Ishler përuroi disa objekte në Prizren

IshlerZëvendës kryeministri turk, Emrullah Ishler, ka qëndruar sot në qytetin e Prizrenit. Me këtë rast, Ishler i shoqëruar nga përfaqësues të institucioneve lokale dhe ambasadorja turke në Kosovë, Songyl Ozan, ka përuruar një sërë objektesh të financuara nga Tika Turke. Mirëmbajtja e objekteve të vjetra fetare, po e përforcon akoma më shumë vëllazërinë në mes dy popujve tonë, ka thënë në Prizren zv. kryeministri turk.

Zëvendës kryeministri turk, Emrullah Ishler, i shoqëruar nga ambasadorja turke në Kosovë dhe klerikë fetarë të Bashkësisë Islame, kanë qëndruar sot në Prizren, ku kanë përuruar kompleksin e Xhamisë së Sinan Pashës. Zv. Kryeministri turk, Ishler, tha se restaurimi dhe mirëmbajtja e objekteve të vjetra fetare, po e forcon akoma më shumë vëllazërinë në mes të popullit turk dhe atij të Kosovës.

“Me anë të projektit të cilin po e përurojmë sot ka përfunduar restaurimi i xhamisë së Sinan Pashës që gjendet në qytetin e Prizrenit dhe që për ne është një xhevahir i veçantë. Xhamia e Sinan Pashës e cila është ndërtuar në vitin 1915 nga Sinan Pasha i cili ka qenë në atë kohe Ali i botës së Perandorisë osmane deri në ditët e sotme vazhdon të sjellë në vete vëllazërinë tonë të përbashkët”, ka thënë Ishler.

Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe gjithë besimtarëve, mysafirët i ka përshëndetur Myftiu, Naim Tërnava.

Zvkryeministri turk, gjatë vizitës sot në Prizren, ka përuruar edhe objektin e administratës në Universitetin e Prizrenit dhe aneksin shkollorë të shkollës së Reçanit. Të gjitha këto investime janë financuar nga Tika Turke.

Me këtë rast, zv/ministri i arsimit, Nehat Mustafa ka falënderuar Qeverinë e Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep proceseve zhvillimore në Kosovë, sidomos në fushën e arsimit.

Zv/ministri Mustafa theksoi se Kosova dhe Turqia po e thellojnë gjithnjë e më shumë bashkëpunimin në fushën e arsimit, ndërsa përmendi faktin se edhe Universiteti i Prizrenit ka bërë hapa konkret duke e shtrirë këtë bashkëpunim me shumë universitete të Turqisë.

Ndërkaq, zv/ministri Mustafa kërkoi nga delegacioni turk që të inkurajojnë edhe më shumë universitetet turke të vazhdojnë bashkëpunimin me universitetet e Kosovës sidomos në fushën e hulumtimeve shkencore përmes projekteve të ndryshme, transmeton RTK.

Zv/kryeministri i Turqisë tha se vendi i tij po e ndihmon arsimimin e të rinjve në Kosovë në forma të ndryshme duke dhënë kontribut edhe në krijimin e kushteve më të mira për shkollim. Ai tha se shteti i tij do të vazhdojë ta ndihmojë arsimin në Kosovë në të gjitha nivelet.

Zv/kryeministri i Turqisë, z. Emrullah Ishler, po ashtu ka uruar komunitetin turk për “Ditën e turqve të Kosovës”.

Më Shumë

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit