6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Java e Albanologjisë” përmbushi objektivat, thonë organizatorët

88Ka përfunduar mbrëmë edicioni i katërt i Konferencës Shkencore “Java e Albanologjisë” organizuar nga Instituti Albanologjik në Prishtinë. Gjatë tri ditëve të kësaj konference studiues dhe albanologë nga vende të ndryshme janë paraqitur me rreth 140 kumtesa nga dega e gjuhësisë, letërsisë, folklorit, etnologjisë dhe historisë. Përballja e koncepteve të ndryshme ishte në funksion të gjetjes të së vërtetës shkencore mbi çështjet e trajtuara.Tema e debatuara në sesioni e gjuhësisë ishte “Shqipja në rrethanat e sotme sociolinguistike dhe sociopolitike”, në folklor “Mendimi teorik në folkloristikën shqiptare”, në degën e lLetërsië “Letërsia shqipe mes dy luftërave botërore” në atë të etnologjisë “Përditshmëria, tradita dhe moderniteti”, kurse në Histori “Shqiptarët, fqinjët dhe fuqitë e mëdha në rrjedhat e historisë”.

Konferencë e shpalli të mbyllur sekretari shkencor i Institutit Albanologjik të Kosovës, Lulzim Lajçi, i cili theksoi se objektivat e këtij edicioni u përmbushën pasi në kuadër të këtij aktiviteti janë përfshirë të gjitha disiplinat shkencore.

“Besojmë që edhe ky objektiv yni është arritur në një masë të kënaqshme me shpresën se në vijim ky dimension do të përsoset gjithnjë e më shumë. Pjesëmarrësit të cilët ishin nga institucionet e ndryshme albanologjike me kumtime dhe diskutime e tyre, pasuruan gamën e trajtimeve lidhur me çështje të rëndësishme albanologjike. U lexuan shumë kumtesa në pesë sesionet dhe pati me dhjetëra diskutime në to.” tha Lajçi.

Duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference shkencore për kontributin e dhënë në Javën e Albanologjisë, Lajçi u shpreh se ky aktivitet do të rezultojë me shtimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve albanologjike, duke pasur për synim përfundimtar avancimin e kërkimit në fushën e studimeve shqiptare.

Drejtori i Institutit Albanologjik të Kosovës, Hysen Matoshi, u shpreh për “KultPlus” se gjithnjë mbetet hapësirë që këto aktivitete të përmirësohen dhe të bëhen më të begatshme.

“Këtë vit ne kemi bërë edhe një ekspozitë në kuadër të Javës së Albanologjisë nga dega e Folklorit dhe të Etnologjisë. Sivjet kemi pasur disa ndryshime të vogla për sa i përket shtimit të numrit të pjesëmarrësve në rend të parë dhe po ashtu ardhjes së studiuesve të vendeve ndërkombëtare. Në përgjithësi ne mendojmë se u realizuan ato objektiva të cilat ishin synuar. Në të ardhmen do të bëjmë përpjekje që me institucionet albanologjike të krijojmë një kalendar që aktivitetet e tilla të mos bien afër njëri-tjetrit por t’i shtrijmë gjatë tërë viti.”

Ai për mungesë të publikut në kumtesat të cilat janë lexuar pasditeve është përgjigjur se shkenca për fat të keq nuk është veprimtari masive por elitare dhe si e tillë ajo nuk ka ndonjë interesim tepër të madh si për aktivitetet tjera.

Kudusi Lame, i cili ishte pjesëmarrës me kumtesën e tij “Krijimi i aleancave ballkanike antishqiptare” në kuadër të seksionit të Historisë, deklaroi se Instituti Albanologjik në Prishtinë është një institucion që ka një veprimtari të gjerë dhe me një hapësirë kohore prej 60 vjetësh në shërbim të kombit dhe traditës shqiptare.

“Instituti Albanologjik është institucion kombëtar shqiptar i cili nuk i takon vetëm Prishtinës, Tiranës apo Shkupit. Është detyrë e të gjithëve që ta mbështesin çdo aktivitet të këtij institucioni me mjete financiare dhe me të gjitha mundësitë që të zhvillohen sa më shumë bashkëpunimet në fushën e albanologjisë. Me një mbështetje edhe më të fuqishme, Instituti Albanologjik ka përvojë dhe kapacitetet të zgjerohet edhe më shumë në fushën e dijes, të hulumtojë në arkivat e kancelarive më të mëdha të botës dhe të sjell faktografi edhe më të fuqishme.”, ka theksuar ish-gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Lama.

Organizatorët shpresojnë se ky aktivitet shkencor do të rezultojë me shtimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve albanologjike, duke pasur për synim përfundimtar avancimin e kërkimit në fushën e studimeve shqiptare. Ndërsa sa i përket mosinteresimit të duhur të publikut për t’i dëgjuar kumtesat, organizatorët kanë thënë se shkenca për fat të keq nuk është veprimtari masive, por elitare dhe si e tillë ajo nuk ka ndonjë interesim tepër të madh si për aktivitetet tjera.

Java e Albanologjisë ka filluar të organizohet në Prishtinë para katër vjetësh dhe ka për qëllim prezantimin e rezultateve shkencore një vjeçare në fushën e albanologjisë, të cilat më pas do të janë në dispozicion të publikut të gjerë.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit