11.8 C
Prizren
E hënë, 27 Maj, 2024

KDI: Prizreni dhe Suhareka, vonesa në lejimin e qasjes në dokumente publike

NaimCahanj-HaxhiSeferqajInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) përmes konferencës për media ka bërë publike raportin mujor të monitorimit të komunave në regjion të Prizrenit për muajin prill 2014 ku janë pasqyruar vendimet e marra nga ana e kuvendeve të komunave në regjion të Prizrenit si dhe mungesën e gatishmërisë së respektimit të depozitave ligjore në fusha të caktuara nga institucionet vetëqeverisëse lokale.

Gjatë konferencës për media, zyrtari i KDI-së Haxhi Seferqaj tha se në muajin prill të gjitha kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit kanë realizuar aktivitete duke mbajtur seanca të rregullta. Lidhur me këtë të gjitha kuvendet e komunave në regjion të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë) kanë thirrur nga një seancë dhe të gjitha këto seanca kanë qenë të thirrura si të rregullta.

Duke vazhduar me të gjeturat në procesin e marrjes së vendimeve në kuvendin e komunës së Prizrenit ku tha se “votimi i katër komisioneve në çelës pa specifikuar se kush do të jetë përfaqësues (emëruar) në këto komisione përbën shkele procedurale nga ana e Kuvendit të Komunës. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kërkon nga Kryesuesi dhe anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit që të respektojë projekt vendimet e hartuara ngase në projekt vendim është specifikuar edhe emërimi i anëtarëve derisa votimet për këto komisione janë marrë në parim dhe si qelës të përfaqësimit të subjekteve politike, anëtarë nga shoqëria civile dhe ekzekutivi. Lidhur me këtë KDI kërkon që emërimi i anëtarëve në komisione të bëhet me votim nga vetë anëtarët e kuvendit të komunës dhe në pajtim me projekt vendimet e hartuara nga sekretaria e kuvendit”.

“Në kuvendin e Komunës së Prizrenit në seancën e fundit kishte edhe përplasje ndërmjet Kryetarit të Komunës dhe anëtarëve të Kuvendit. Lidhur me këtë, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) reagimin e kryetarit të Komunës së Prizrenit e cilëson si shantazh dhe kërcim ndaj anëtarit të kuvendit andaj i bënë thirrje kryetarit të komunës që për kërcimin e tillë ndaj anëtarit të këtij institucioni të kërkojë falje publike dhe njëherit Kryesuesit të Kuvendit të Komunës i bënë thirrje në respektim të Rregullores së punës së Kuvendit për një disiplinë dhe rend më të mirë për mbarëvajtjen e seancave të kuvendit të Komunës së Prizrenit”, përfundoj Seferqaj.

Zyrtari tjetër i KDI-s, Naim Cahanaj tha se Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) qysh në fillim të muajit prill kishte rekomanduar Kuvendet e Komunave të regjionit të Prizrenit që të respektojnë dipspoziatat ligjore në lidhje me raportimet financiare në kuvendet e komunave përkatëse. Referuar nenit 45.4 të Ligjit Nr.04/L-194 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësit.

“Kryetari i komunës duhet të përgatitë dhe t’i dorëzojë kuvendit komunal raporte tremujore të cilat mbulojnë vitin fiskal deri në fund të tremujorit i cili sapo ka përfunduar. Këto raporte duhet t’i dorëzohen kuvendit komunal dhe një kopje duhet t’i dorëzohet ministrit brenda tridhjetë (30) ditëve pas përfundimit të çdo tremujori dhe më pas duhet të publikohen nga kryetari i komunës në faqen e internetit të komunës”.

“Mungesa e raportimit të raporteve tre mujore financiare gjatë seancave të mbajtura të muajit prill bie ndesh me afatin kohorë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi andaj Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) rithekson nevojën e raportimit financiarë të ekzekutivit të komunës (kryetarit) karshi kuvendit si institucion më i lartë i vetëqeverisjes lokale dhe si të tilla këto raporte të ekzekutiveve komunale në komunat e regjionit të Prizrenit të jenë rregullta dhe periodike në bazë të legjislacionit në fuqi”.

“Një obligim të tillë ligjore nuk e ka respektuar Kryetari i Komunës së Prizrenit, Suharekës, Dragashit dhe Rahovecit derisa Kryetari i Komunës së Malishevës dhe Mamushës kanë respektuar aftin kohorë duke raportuar pranë kuvendeve përkatëse raportet financiare tre mujore janar-mars 2014. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i rekomandon Kryesuesve të Kuvendeve dhe gjithë anëtarëve të kuvendeve të komunave në regjion të Prizrenit që të kërkojnë në vazhdimësi respektimin e afateve kohore kur është në pyetje raportimi financiarë i kryetarëve karshi këtyre institucioneve”.

“Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) gjatë muajit prill 2013, në drejtim të kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit ka kërkuar qasje në dokumente publike. Bazuar në afatin kohorë të përcaktuar me ligjin për qasje në dokumente publike ku specifikon në mënyrë decidive se “institucioni publik obligohet që brenda shtatë (7) ditëve, prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerr vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të japë përgjigje me shkrim për të arsyetuar refuzimin e plotë apo të pjesërishëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për parashtrimin e një kërkese për rishqyrtim”.

“Një respektim të tillë kohor të kthimit të përgjigjeve për qasje në dokumente publike kanë kryer vetëm katër nga gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit dhe komuna e cila i është përgjigjur më shpejtë kërkesës për qasje në dokumente publike ka qenë Komuna e Malishevës derisa Komuna e Suharekës dhe Prizrenit ishin dy komunat të cilat nuk kanë respektuar afatin kohorë në kthimin e përgjigjes për lejimin ose mos lejimin e qasjes ne dokumente publike”, përfundoj Cahanaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti 90 gazetarë nga Evropa

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur 90 gazetarë nga të gjitha anët e Evropës në Prizren. Gazetarët të cilët po qëndrojnë në Kosovë nën...

Kuvendi miraton edhe marrëveshjen për banim social, PDK s’merr pjesë në votim

Kuvendi i Kosovës ka arritur të kalojë edhe marrëveshjen për banimin social adekuat. Kjo marrëveshje kaloi me 80 vota për, derisa në votim nuk...

Lajmet e Fundit