26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Kërcënimi seksual ndaj vajzës nga Prizreni-kryeprokurori thotë se e kanë hapur rastin

Rasti për vajzën nga Prizreni, që u ngacmua seksualisht nga D.Sh (emër i njohur për redaksinë), thuhet të jetë hapur nga Policia Rajonale e Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

Ai tha, se është hapur rasti dhe janë marrë të gjitha deklaratat e vajzës dhe provat e nevojshme.

“Është hapë si rast po nuk e ka kuptu ajo policinë. Unë fola tash me nënkolonelen se kam qenë në rrjedhja gjithë ditën i kemi marr deklaratat e vajzës dhe e kemi hap rastin nuk është e vërtetë ajo që nuk kemi hap rast, i kanë marrë fotografitë e mesazhet, tash duhet ta identifikojmë këtë person se është vështirë vetëm me emër dhe me mbiemër me identifiku”, ka thënë Shala.

Ai tutje vazhdoi të thotë se do të ndërrmarin masa menjëherë, pasi që, është rast i ndishëm. Gjithashtu, ai theksoi se do ta ruajnë nga publiku vajzën për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Sot, në redaksinë e Insajderit, ka ardhur ky raportim përmes të cilit tregohen ngacmi8met dhe kërcënimet seksuale që D.Sh, ia ka bërë kësaj vajze./ Insajderi.com

Më Shumë

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

Dragashi ndan 150 mijë euro për 21 organizata kulturore, rinore dhe sportive

Komuna e Dragashit ka ndarë rreth 150 mijë euro për të mbështetur 21 organizata joqeveritare dhe klube sportive që do të realizojnë projekte në...

Lajmet e Fundit