7.1 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

Kërkohet dorëheqja e rektorit!

IbrahimGashi-rektori UPXheladin Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi (KISCOMS), kërkon dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi, pasi, sipas tij, Universiteti i Prishtinës, që nga ardhja e tij në postin e rektorit është duke u degraduar.

Ujkani ka thënë se këtë e vërteton fakti që këtë vit UP-ja në ranglistat e universiteteve botërore është radhitur në vendin e 4416, kurse një vit më parë ishte në vendin e 3038. Sipas tij, me këtë radhitje UP ka rënë gjatë këtij viti në mbi 1000 vende më poshtë, shkruan Tribuna.

Andaj, ai ka shtuar se rezultatet e publikuara nga grupi hulumtues i Këshillit Superior për hulumtime shkencore me bazë në Spanjë, mbi Rangimin e Universiteteve në Internet në nivel botëror, përkatësisht mbi nivelin e Kualitetit Shkencor në Internet, vetëm sa e rikonfirmon gjendjen reale në UP.

Më Shumë

Posta e Kosovës forcon bashkëpunimin me Universitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren

Menaxhmenti i Postës së Kosovës – Regjioni i Prizrenit,  zhvilloi sot një takim me Rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr....

KQZ-ja merr vendim: Do të rinumërohen të gjitha votat në Kosovë, shkarkohen përfaqësuesit e të gjitha partive në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës. Kjo pas dallavereve të evidentuara në disa komuna. Gjithashtu, KQZ-ja...

Lajmet e Fundit