8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Këto janë aktivitetet që do të organizohen për 28 Nëntor në Prizren

Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nesër më 28 nëntor (e shtunë) do të merr pjesë në këto aktivitete:

– Ora 10:00

Inagurimi i bustit të “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë në Katedralen e “Zojës Ndihmëtare”.

– Ora 11:00

Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 10:30 nga Shtëpia e Bardhë.

– Ora: 13:00

Inaugurimi i shtatores së “Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”, projekt i realizuar nga Drejtoria e Administratës

Vendosja e shtatores do të bëhet në rrugën “Hasan Prishtina” (te rrethi afër Stacionit të Autobusëve).

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni axhendën e plotë të aktiviteteve të organizuara për nder të kësaj feste.

Ju mirëpresim!

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Lajmet e Fundit