21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Mike Tyson: rikthim i rrezikshëm në ring në moshën 54 vjeçare

Muskuj të çeliktë dhe vështrim të ashpër – Mike Tyson rikthehet si 54-vjeçar në ring. Tifozët e presin me padurim duelin e tij me Roy Jones Jr, por mjekët thonë se rreziku për shëndetin nuk duhet nënvlerësuar.

“Më 28 nëntor ka për të qenë brutale”, shkruan Mike Tyson në Instagram: “Në jetë humbas ndoshta ndonjëherë, por në ring atë ditë nuk do të humbas!” Ish-kampioni i botës në peshat e rënda ndeshet sot (28.11.2020) me Roy Jones Jr në Los Angeles të shtunën. Një ndeshje mes dy ikonave të boksit dhe rikthimi i vitit në ring. “Iron Mike” është 54 vjeç, kundërshtari i tij është vetëm tre vjet më i ri. Ndeshjen e fundit profesionale Tyson e ka patur para 15 vjetësh.

Ndërsa Jones është ndeshur për herë të fundit në 2018. Ai është i vetëdijshëm se në ndeshjen e afërt të dy boksierëve 50 vjeçarë mund të ketë më shumë probleme se sa në të kaluarën. Jones pranoi së fundmi se: “Nëse goditesh nga Mike Tyson, gjithçka mund të ndodhë. Ai nuk është një boksier normal.”

Roy Jones dhe Vladimir Putin

Gjithsesi organizatorët kanë bërë shumë për të zbutur rrezikun e shëndetin. Ndeshja, që do të shërbejë edhe për qëllime bamirësie, është planifikuar të ketë tetë në vend të dymbëdhjetë raundeve, të cilat zgjasin nga dy në vend të tre minutave. Boksi do të luhet me doreza më të buta se zakonisht dhe gjyqtari mund ta ndërpresë në çdo kohë ndeshjen, nëse mendon se po bëhet e rrezikshme.

Mike Tyson | Schwergewichtsboxer

Boksieri i njohur gjerman Axel Schulz, i cili e përfundoi karrieren e tij në 1999, nuk e paragjykon ndeshjen mes Tyson-Jones: “Unë mendoj se është okay që ata do të ndeshen. Ata e dinë se çfarë janë duke bërë”, thotë për DW pretendenti i dikurshëm i Kupës së Botës në peshat e rënda. “Secili ka të drejtë ta jetojë ëndrrat e tij.”

Reflekse më të dobëta, më pak kapacitet për të duruar dhimbjet

Mbi të gjitha boksierët rrezikojnë shëndetin, kur futen në ring në një moshë të shtyrë: “Kjo gjë mund të çojë në dëmtime serioze”, thotë specialisti i mjekësisë sportive Walter Wagner për DW. 69-vjeçari është mjeku më i njohur i ringut në Gjermani dhe ka vizituar dhe trajtuar shumë boksierë në karrierën e tij të gjatë.

Kur je i ri e merr veten më shpejt, shpjegon Wagner. Kjo duhet thënë për kyçet, muskujt dhe trurin. “Me moshë këto gjëra mpaken vazhdimisht. Reflekset dhe reaksionet ngadalësohen pa u vënë re.” Wagner thotë se duke qenë se aftësia për t’u mbrojtur dobësohet – si psh mbulimi dhe shmangia – është e rrezikshme që të pësosh një nokaut të rëndë apo një goditje në kokë në moshë të shtyrë. “Edhe aftësia për të duruar dhimbjet nga goditjet zvogëlohet”, thotë Wagner, kështu që “rikthimi në ring i Mike Tyson kundër Roy Jones Jr nga pikëpamja mjekësore do të duhej të anulohej – për të dy!”, thotë ai.

Wagner: “Zakonisht tepër e rrezikshme”

Nga ana tjetër Axel Schulz argumenton më shumë nga këndvështrimi i boksierit dhe është në gjendje ta kuptojë joshjen për t’u kthyer në ring: “Të dy ndihen mirë me këtë dhe vetëm ata i dinë arsyet”, thotë ai. “Pyetja është nëse e bën apo e lë? Nëse nuk e bën, do të mbetet gjithmonë mendimi: Ah, sikur ta kisha bërë!”

USA Las Vegas | Mike Tyson besiegt Trevor Berbick 1986

“Në moshën e Tysonit boksi është përgjithësisht shumë i rrezikshëm. Në videot e tij të trajnimit ai dukej në formë të jashtëzakonshme por gjithçka ka limitet e veta”, thotë Wagner, “Dikur thuhej, nga mosha 40 e tutje vetëm në raste të jashtëzakonshme! Pastaj gjithçka duhet të sqarohet 100 përqind nga ana mjekësore.”

Për të ilustruar se çfarë ndodh në kokën e boksierit Wagner zgjedh këtë shembull: “Merrni një mollë dhe një çekiç dhe goditeni mollën 20 herë. Çfarë ndodh? Ajo bëhet brenda ngjyrë kafe, dhe kështu është edhe me trurin”. Por ai pranon se krahasimi i trurit me mollën nuk mund të provohet mbi baza shkencore. “Por unë njoh shumë boksierë,” thotë Wagner, “që në moshën 50 vjeçare, apo para të 60-ve bëhen dementë, edhe pse kanë bërë një jetë të shëndetshme. Ndryshimet në tru, demenca dhe dëmtimi i kyçeve janë të gjitha dëmtime shoqëruese të sportit”.

Proces i shkurtër – edhe kësaj here?

Ndeshja midis Tyson dhe Jones ka edhe një mesazh politik. Ringu i përgatitur për ndjeshjen të shtunën në Los Angeles mban parullën dhe simbolin e lëvizjes “Black Lives Matter”. Tyson dhe Jones bashkohen me grupin e madh të atletëve, që përdorin skenën e tyre për t’u shprehur qartë kundër racizmit dhe dhunës policore ndaj zezakëve.

Por ky është dueli i dy boksierëve të jashtëzakonshëm, të cilin e presin me padurim shumë njerëz të apasionuar pas boksit. “Unë jam vërtetë tifoz i Tyson”, thotë Axel Schulz. “Ai ishte si një makinë, kur fillon të godasë, ke shumë shpejt nokaut. Ishte një boksier brilant.” Edhe Wagner pranon se është një admirues i madh i Tyson: “Si hynte ai në ring dhe i priste drurët shkurt!”

Tysoni konsiderohet i preferuari i basteve dhe jo kundërshtari i tij Jones. Por edhe nëse ekziston rreziku i goditjeve të forta, Jones thotë se dëshiron ta shijojë duelin me Mike Tyson. “Unë e dua boksin”, tha Jones. “Dhe nëse vdes duke bërë boks, do të vdes si njeri i lumtur!”

Më Shumë

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në...

Festa Çoçaj po bën jetë super të shtrenjtë, sapo na prezantoi me veturën e saj luksoze

Festa Çoçaj është një personazh shumë i njohur për njerëzit që kalojnë kohë në rrjetet sociale. Ajo është një ndër influenceret më të njohura në...

Dhimbja

Lajmet e Fundit