16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të miratohen sot, vendoset për dasmat dhe mbrëmjet e maturës

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të radhës, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e 28 pikave që do të diskutohen në këtë mbledhje, është edhe shqyrtimi i masave të reja antiCOVID.

 

Në mesin e tyre, janë këto masa:

Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat të cilët kanë vizituar Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut në dy javët e fundit, përveç: shtetasve të Republikës së Kosovës, personave me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, diplomatëve të huaj dhe personelit mjekësor, të cilët me hyrjen në Kosove duhet të paraqesin test RT-PCR negativ për COVID-19, të bërë në 72 orët e fundit dhe të cilët duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbËdhjetë (14) ditë, duke u testuar dy herë në javë.

Karantina mund të ndërpritet me paraqitjen e testit RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë jo më herët se pesë ditë pas hyrjes.

Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privatë udhëzohen të ju krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative në të gjitha rastet, përveç:

a) Gjatë ecjes në ambient të jashtëm vetëm,

b) gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo në grup me jo më shumë se katër,

c) Gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike,

ç) Gjatë ngrënies apo pijes.

Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit.

Konviktet lejohet të punojnë sipas parimit një student në një dhomë.

Të gjitha institucioneve publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i ekskursioneve dhe shëtitjeve grupore.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve udhëzohet të lirojë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale, që menaxhohen nga MFPT – ja nga paraqitja e rregullt në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit, siç kërkohet me ligjet përkatëse.

Nga ora 00:00 deri në orën 05:00 , ndalohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave.

Lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m, por jo më shumë se 200 persona, në rastet kur 30 % e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Organizatori obligohet të mbajë distancën fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Mbledhjet e Kuvendit dhe të Qeverisë lejohen pavarësisht numrit të personave.

Lejohen grumbullimet në ambiente te jashtme, me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit te hapësirës ( 30 persona për 100m ), por jo me shume se dyqind e pesëdhjetë ( 250 ) persona, në rastet kur 30 % e kapacitetit te hapësirës tejkalon këtë numër.

Mbajtja e pritjes për ngushëllim / kryeshëndosh lejohet duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë maskat dhe 1.5 metër distancë nga njëri – tjetri , si dhe duke respektuar me përpikëri udhëzuesin përkatës.

Mbajtja e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures , lejohet deri në ora 23:00.

Muzika lejohet deri në ora 22:45.

Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve dhe mbrëmjeve maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 % e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m), por jo me shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 % e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër.

Distanca në mes të tavolinave duhet të jetë tri metra.

Per mbajtjen e dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të matures, obligohet respektimi i udhëzuesit të veçantë për ahengje.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin përkatës.

Lejohen deri në 50 klientë për 100m2 ( 5 persona për 10 m2 ) . Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Muzika lejohet deri në orën 22:45.

Pergjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve ntë tavolina të ndryshme të jetë së paku një metër.

Pjesa e prapme e një karrige me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distance së paku një metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona./Gazeta Sinjal/

Më Shumë

Zhdukja e kobshme – Niset për shtëpi, e moshuara nga Rahoveci vdes në mal

Si rëndom, edhe pasditen e së dielës doli nga shtëpia, por në të nuk u kthye e gjallë.   Hajnishahe Hoti nga Ratkoci i Rahovecit pasi...

Presidentja Osmani përkujton 46 anëtarët e familjes Berisha që u masakruan 25 vjet më parë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 46 anëtarët e familjes Berisha të cilët u masakruan në pragun e shtëpisë së tyre në Suharekë,...

Lajmet e Fundit