Deklarimi i kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, se koalicioni qeverisës përfundimisht nuk i ka votat për ta kaluar Demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, nga analistët politikë po shihet si një dorëzim i turpshëm i elefantëve të mëdhenj, që duke pasur për bazë edhe dështimet në projektet e tjera të interesit nacional, sikur është zhvillimi ekonomik i vendit dhe dështimi në liberalizimin e vizave, e bën këtë spektër politik akoma më të padenjë për të vazhduar tutje me qeverisjen e vendit. Kriza duket të jetë akoma më e thellë, duke pasur parasysh edhe bllokimin e procesit në përpjekjen për riformatimin e Qeverisë. Sido që të jetë, përveç koalicionit qeveritar, shpresat nuk i ngjall për qytetarin as blloku rival politik i opozitës së ndarë në dy taborë dhe kjo akoma më shumë ndikon në degradimin dhe paralizimin e plotë në jetën dhe punën institucionale në vend, duke e bëre fare të pashpresë të ardhmen me alternativë për ndryshime. Si pasojë e një situate të tillë, analistët politikë vlerësojnë se po futet në depresion shumica e shoqërisë kosovare, e cila nuk sheh perspektivë dhe nuk ka shpresë, as me koalicionin, por, fatkeqësisht, as me opozitën e ndarë.
Jeta në Kosovë ka stagnuar
Politologu Arsim Haziri thotë se qysh në fillesat ky koalicion ka qenë i jonatyrshëm dhe prej krijimit e kanë përcjellë anomali dhe jofunksionalitet, që gjë ka zhgënjyer qytetarët. “Shikuar nga të gjithë faktorët që janë prezent, shihet pse ky koalicion është duke kaluar kohën më të rëndë të keqe të funksionalitetit dhe një klimë e tillë fatkeqësisht është duke i prirë edhe forcave opozitare në pamundësinë e krijimit të një alternative më të përbashkët. Pra, situata e sotshme ka stagnuar si jetën politike, ashtu edhe atë sociale, duke bërë që perspektiva e të rinjve të humbet skajshmërisht. Qeveria në të gjithë veprimtarinë e saj ka treguar se e ka të pamundshme për të përmbushur një misionin, siç e quante atëherë ekonomik, për të plotësuar detyrat për liberalizim të vizave të qytetarëve. Konsideroj se vendi duhet shkojë urgjentisht në zgjedhje që të hapen disa procese, nga të cilat mund të përfitojmë dhe të detyrojmë idenë qeveritare se synimi i saj duhet jetë konform kërkesave popullore”, u shpreh analisti Arsim Haziri për “Kosova Sot”.
Maloku: Zgjidhja është tek reformimi i thellë i partive politike
Sociologu Fadil Maloku zgjidhjen e sheh tek një reformim i thellë i këtyre subjekteve politike me njerëz të rinj dhe ide të reja programore, derisa nuk sheh perspektivën e daljes nga kjo rrugë e pakrye.
“E kam thënë dhe e përsëris qëndrimin tim se ideja e formimit të partive të reja, me njerëz të konsumuar dhe të dështuar në projekte, në parti të vjetra, të fascinuar me fuqinë e pushtetit dhe me privilegjet që ai ofron, në një ambient të papjekur social e politik, është vetëm një tentativë e re për ta “mirëmbajtur” ambicien dhe unin e lakmisë hedoniste, asgjë më shumë. Them, kështu, ngase ndërrimi i partive politike, pa pasur bindje dhe “Përfaqësuesit e Qeverisë nuk kanë ditur apo nuk kanë dashur me qëllim që ta përfundojnë procesin e Demarkacionit, në njërën anë kanë qenë kategorikë në qëndrimet e tyre, kurse në anën tjetër nuk kanë qenë transparentë dhe llogaridhënës për procesin e demarkimit. Prandaj, të gjitha këto lëshime nga ana e Komisionit kanë bërë që në opinion të krijohet një percepcion se procesi i demarkimit nuk është bërë në mënyrë të drejtë”, theksoi Ahmeti për “Kosova Sot”.