24.9 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

‘Kobra’: Vetëm Allahut i frikësohem

Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31 vjeçarit shqiptar V.C.

Hoxhaj i njohur për jetën e tij super luksoze dhe problemeve me drejtësinë, zakonisht shfaqej nëpër emisione televizive me 25 truproja.

I ftuar në emisionin “Sui Generis” të Insajderit, ai kishte ardhur i vetëm.

I pyetur pse këtë herë ishte vetëm, ai dha një përgjigje interesante.

“Personat që më rrethojnë nuk kisha dashtë me i quajt truproja por familjarë të mi, sepse kur dikush është në gjendje të jap jetën për ty atëhere ai nuk është truproje”, është shprehur ai.

Tutje, ai deklaroi se rrethohet nga miqtë dhe familjarët dhe nuk ka nevojë që dikush ta ruaj atë sepse pas vetes ka Zotin dhe se vetëm atij i frikësohet. /Gazeta Insajderi

Më Shumë

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence është më shumë se një kompleks banesash – është vendi ku fillon kapitulli juaj i ri i jetës. Çfarë e bën Foleja Residence...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit