Bekim Rexhepi
Nuk është aspak e çuditshme se pse kryeministri i Kosovës luan me kaq neveritje politike, sikur askush nuk e di se ç’ është politika, në njërën anë thotë se nuk duhet të ketë kushtëzime nga askush për sa i përket FAK-ut, e në ndërdijen e tij qëndron pipë në këmbë kushtëzimi i minoritarëve serb se në çoftë se nuk ka vende të rezervuara edhe për një mandat, atëherë ata vetë nuk do ta votojnë FAK-un, por edhe do ti braktisin institucionet e Kosovës.
Kryeministri i vënë përballë këti kushti, tashmë i qartë nga serbet që janë në koalicionin e tij bashkë qeverisës, duket se përfundimisht nuk i ka mbetur aq shumë fat historik për të luajtur rokadën. Mbase këtë kusht serb do të mund të heshtet duke shfaqur manovrat me hileqaren e tij, jo ta pakuptimtë por për ti dhënë provën e fundit ati mashtrimit publik.
Akoma i ka ngelur ideja se do të mund të mashtroi, madje ashtu siç ka bërë edhe herëve të tjera, duke u vet shfajësuar dhe më pastaj duke e kërcënuar opozitën. E provoi disa herë mashtrimin për tu shfajësuar publikisht në një mbledhje të qeverisë, se ai dhe qeveria e tij është e gatshme të bëjë historikun e FAK-ut. Por edhe u kërcënua se: nuk guxon askush ta kushtëzoi FAK-un duke e fshehur qëndrimin e minoritetit serb të cilit asnjëherë nuk iu drejtua me ndonjë kërcenim të këti lloji apo për prishje të koalicionit. I ra ne qafë opozitës, sidomos LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat edhe më herë e kishin bërë të qartë se do ta votojnë gjithsesi FAK-un edhe përkundër paqartësive, por edhe jo mandat të ri për vendet e rezervuara që kishin përfituar minoritete me paketën e Ahtisarit.
Duket se këtu ndali politika e kryeministrit dhe e subjekteve të tjera politike, për tu avancuar më tej drejtë një zgjidhje, e cila mbase do të mund ta bënte FAK-un. Kur flitet sot për konsensusin politik ndër shqiptar me të drejtë mendohet se ai ka vonesa të hershme dhe më shumë pa caqe të arritura, kurse theksi i veçantë vihet tek mbajtja dhe ruajtja e pushtetit qeverisës se sa të çështjeve qe i shërbejnë vendit dhe popullit.
Nuk di, nëse do të mund të vendosej që çështja e FAK-ut, të mund të bartët/kalohet direkt qeverisë qe ajo ta formoi, megjithëse në demokraci gjërat rreth pushteteve janë të rregulluara me kushtetutë, por kur vihet në siklet një vendim i rëndësishëm për sigurinë e shtetit atëherë kujtoj së kapërcehet ngërçi politike, përmes një konsensusi politik i cili gjithnjë është i mundshëm për tu arritur.
Konsensuset jo vetëm pse arrihen vështirë, por nganjëherë ato duken edhe të pa shpresa historikisht, madje aq të rënda kur pushteti qeverisës ka damkosur gjithçka, palët nuk besojnë më edhe çfarëdo konsensusi me pushtetin, në këtë gjendje shpërfaqet politika e shteteve të dobëta dhe me jo traditë të lartë politike.
Çfarë synohet me krijimin e shpejtë të FAK-ut, kur akoma si strukturë paqeruajtëse në Kosovë janë trupat e KFOR-it, madje edhe po të jetë nevoja qe një ditë të dërgohen trupat e FAK-ut ne veri, pa u dhënë leje nga KFOR-i, nuk mund të hyhet atje. Të shtojmë edhe këtë që është jo pa interes se sapo është vazhduar mandati i EULX-it, edhe për dy vite të tjera qëndrimi në Kosovë dhe njëkohësisht është pëlqimi për krijimin e gjykatës speciale për krime të një grupi të gjerë individësh, qe vijnë posaçërisht nga radhët e formacionit të UÇK-së.
Pra, duket se qeveria si prestigj të saj do ta fus edhe formimin e FAK-ut, si një mjetë më shumë qe i le kosto politike qeverisë dhe pushtetit të saj, se sa që në të vërtet synohet të krijohet një forcë reale. Edhe FSK-ja si një strukturë në vete është aq larg standardeve për tu transformuar në një forcë të re e cila mund ti përgjigjet gjendjes dhe rrethanave. FAK-u në asnjë mënyrë nuk mund të kuptohet si një demonstrim verbal i një pushteti politik, i cili dëshiron qe ne emër të themelimit të tij të përfitoj akoma më shumë pushtet. Falimentimi politik aktual i qeverisë nuk mund të krijoj assesi luks politik tek opozita, qe edhe ajo të luaj një rol të ngjashëm falimintues ngase pretendimi i saj është kurdo herë pushteti më i mirë në shërbim të vendit dhe popullit.
Nuk është e mjaftueshme për cilëndo politikë, të ndiçet vetëm nga këshillat, sepse ajo lëndohet apo më mirë të themi ajo korruptohet në kapitalin e vet të këshillave dhe çfarëdo sensi e humb kuptimin e interes të një politike të veçantë dhe shndërrohet apo merr tendenca të përgjithësohet.
Prej kohesh dhe ndofta qe nga shpallja e pavarësisë Kosova ka shfaqur vesh të mëdhenj për të dëgjuar këshilla të mira politike nga miq e saj, por qe ne fakt ka mbetur pa ndonjë lakmi politike se fundmi nga ta. Ata na sjellin ne ndërdijen tonë këshilla e mira se si duhet bërë gjërat si ne shtetet e tyre dhe ne megjithatë mbesim prapë larg, shumë larg nga ëndrrat tona për tu bërë si ta. Diferenca mbase qëndron akoma tek ajo që është se:” dëgjo si të thonë të tjerët, por prapë në fund bëje si do vet”. Në këtë kollë të keqe të qeverisë ka një çikë shprese dhe shërimi, të lutemi për këtë…