18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Komuna e Prizrenit injoron rekomandimet e shoqërisë civile

Elmedina BaxhakuuuGjatë vitit 2013 dhe në katër muajt e parë të 2014-ës në kuadër të monitorimit të transparencës së Qeverisë Komunale të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” ka publikuar të gjeturat e hulumtimeve të ndryshme dhe së bashku me to ka ofruar edhe rekomandime për përmirësimin e gjendjes në dikastere të caktuara. Kjo organizatë gjithashtu ka reaguar edhe ndaj çështjeve të ndjeshme duke kërkuar veprim adekuat nga përgjegjësit e komunës së Prizrenit.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se brenda kësaj periudhe qeveria lokale ka ndërmarrë disa veprime në drejtim të zbatimit të disa rekomandimeve, që megjithatë duhet të përcillen me hapa të mëtutjeshëm, në mënyrë që të ketë përmirësim të standardeve të qeverisjes së mirë dhe demokratike.

“Krahas kësaj, ka pas edhe raste kur ekzekutivi komunal i ka injoruar propozimet që kanë ardhur nga shoqëria civile, duke bërë që ndërtimi i partneritetit ndër-sektorial të mbetet ende vetëm një objektiv i dëshiruar”.

Sipas saj, bazuar në këto përvoja, “EC Ma Ndryshe”, ka bërë një bilanc të rekomandimeve të zbatuara dhe të pazbatuara nga Qeveria Komunale e Prizrenit, në mënyrë që ky përkujtues të shërbej si dokument për reflektim dhe veprim konkret nga organet komunale.

“Ndër hapat pozitivë të Komunës së Prizrenit në raport me kërkesat e monitoruesve ka qenë lejimi i pjesëmarrjes së tyre në mbledhjet e ekzekutivit, derisa konkluzionet respektivisht vendimet e kryetarit të Komunës së Prizrenit i janë dorëzuar monitoruesve vazhdimisht dhe me kohë”.
“ Ofrimi i raporteve mujore lidhur me shpenzimet e buxhetit komunal ka shënuar përparim gjatë kësaj periudhe. Po ashtu edhe gatishmëria për të dhënë përgjigje në kërkesat e shumta që janë bërë për qasje në dokumente publike, përkundër ndonjë vonese në këtë drejtim”.
Ajo tha se komunikimi me monitoruesit ka qenë korrekt dhe gjatë kësaj periudhe ka pas nisma ku shoqëria civile është ftuar të jetë pjesë e hartimit të projekteve të caktuara, megjithëse një gjë e tillë duhet të zgjerohet edhe në përgatitjen e politikave publike.

“Megjithatë ekzekutivi i Prizrenit në shumë çështje ka hezituar që t’i shqyrtoj me seriozitet dhe t’i trajtoj me efikasitet të gjeturat dhe rekomandimet e monitoruesve të EC Ma Ndryshe.

Rekomandimet e pazbatuara:
– Zbatimi i përpiktë i dispozitave të Udhëzimit Administrativ 2008/09 të MAPL-së për transparencë dhe informimi i qytetarëve mbi vendimmarrjen;
– Raportimi para medieve për çështjet që lidhen me përdorimin e buxhetit komunal, zhvillimin ekonomik, përdorimin e pronës komunale,planifikimin urban, investimet, të hyrat komunale dhe çështje tjera;
– Plotësimi i Rregullores komunale për Transparencë;
– Menaxhimi dhe shpenzimi i përgjegjshëm i parasë publike;
– Zbatimi i rekomandimeve të dala nga Raportet e Auditimit në 5 vitet e fundit;
– Respektimi i Ligjit për Prokurimin Publik në çdo shërbim, furnizim e tender;
– Pagesat të kryhen në pajtim me kërkesat e kontratës dhe vetëm pasi të jenë bërë verifikimet e duhura se mallrat shërbimet e kontraktuara janë pranuar në sasinë dhe cilësinë e duhur;
– Hartimi i një plani për shlyerjen efikase të borxheve të Komunës;
– Shtimi i aktivitetit për inkasimin e të hyrave vetanake dhe të borxheve ndaj Komunës;
– Mos investimi i parasë publike në projektet që kanë konteste pronësore dhe pa një elaborim të thuktë për funksionalitetin dhe dobinë për qytetarët e Prizrenit;
– Ndërmarrja e veprimeve për parandalimin dhe rrënimin e objekteve pa leje dhe me mbindërtime që nuk i janë përmbajtur planeve rregulluese urbane;
– Dëgjimi me kujdes i vërejtjeve të qytetarëve, kur ata shprehin shqetësime që kanë të bëjnë me lagjet e fshatrat e tyre;
– Zbatimi i dispozitave të LVL-së, Statutit të Komunës së Prizrenit dhe Rregullores për Transparencë mbi “Peticionet” dhe respektimi i të drejtës së qytetarëve për adresim të çështjeve me anë të peticionit;

– Koordinimi mes drejtorive gjatë shqyrtimit të kërkesave për leje për shfrytëzimin e hapësirave publike;

– Shtimi i kapaciteteve për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike në secilin rast, pa përjashtime;

Sigurimi i pjesëmarrjes e angazhimit të qytetarëve me hapjen e të dhënave;

 

 

Më Shumë

13 vjet nga vdekja e policit hero Enver Zymeri

Sot janë bërë 13 vjet nga vdekja e policit hero, Enver Zymeri. Zymeri u plagos në kokë nga një plumb snajperi gjatë një aksioni të...

“Nuk foli me Bardhin shkaku i Sarës”, Arta Kabashi tregon arsyet

Këngëtarja Arta Kabashi, ka qenë e ftuara e radhes në emisionin “Era Verë”. Ajo gjatë këtij emisioni ka folur shumë çka, duke u ndalur kështu...

Lajmet e Fundit