-3.2 C
Prizren
E diel, 5 Shkurt, 2023

Kosova, në ngërç politik?

yesPDK thotë se ajo e ka grupin më të madh parlamentar dhe i takon ta propozojë dhe zgjedhë kryetarin e kuvendit. Blloku opozitar thotë se i takon atij zgjedhja e kryetarit, sepse ka grupin më të madh parlamentar.

Deputetët e tri subjekteve politike, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK) dhe të Nismës për Kosovën, u regjistruan në Kuvendin e Kosovës si një grup parlamentar. Me këtë veprim, deputetët e bllokut opozitar po synojnë që të jenë grupi më i madh parlamentar me 47 deputetë në kuvend, në mënyrë që ta marrin postin e kryetarit të Kuvendit me mbështetjen edhe të lëvizjes Vetëvendosje, e cila përfaqësohet me 16 deputetë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se LDK, AAK dhe Nisma do të prezantohen në kuvend si një Grup dhe se ai vetë do të jetë kryetar i këtij grupi parlamentar.

Mirëpo, ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, thotë se PDK që ka 37 deputetë mbetet grupi më i madh parlamentar, sepse sipas tij, ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës nuk njohin koalicione paszgjedhore.

Sidoqoftë, më 17 korrik presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, caktoi seancën konstituuese të Parlamentit të Kosovës. Në këtë seancë pritet të vërtetohet grupi më i madh parlamentar, të cilit i takon edhe propozimi i parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, analistët qysh në këtë seancë parashohin ngërçin e parë politik rreth të së drejtës për kryetar të kuvendit.

Këto ditë në debate të shumta është përmendur edhe çështja e një qeverie teknike, si një nga idetë e shumta për të evituar siç thuhet ngërçin politik. E gjithë kjo pas ndarjes së spektrit politik kosovar tashmë në dy blloqe.

Imer Mushkolaj tha se krijimi i një qeverie teknike është i mundshëm nëse nuk zgjidhet ngërçi politik.

“Kjo nuk është zgjidhja më e mirë dhe, po qe se ekziston vullneti politik, qeveria do të krijohet pa pasur nevojë për zgjedhje të reja, të cilat nuk do t’i konvenonin askujt në këtë moment përveç PDK-së. Sidoqoftë, çfarëdo qeverie që do të krijohet nuk do të mund ta çojë mandatin deri në fund. Zgjidhja për konstituimin e institucioneve duhet gjetur shpejt, përndryshe kriza do të thellohet dhe qytetarët janë ata që do të pësojnë më se shumti”, thotë Imer Mushkolaj.

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë që nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve vazhdimisht e përsërisin se prania ndërkombëtare nuk përzihet në formimin e institucioneve. Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, thotë se u takon partive politike, që pas zgjedhjeve të cilat ishin mirë të organizuara, t’i formojnë vet institucionet e reja. /DW/

Më Shumë

Rritet numri i të vdekurve pas sulmit në një xhami në Pakistan

Numri i të vdekurve është rritur në të paktën 87 persona pas një sulmi vetëvrasës në një xhami që kishte në shënjestër policët në...

Abrashi i VV-së i reagon Cholletit dhe Escobarit: “Zajednica” nuk kalon!

Në një vështrim, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë...

Lajmet e Fundit