9.1 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Kryeministri harron Kuvendin

KuvendiKosoves9-21Karrigia e rezervuar për kryeministrin Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës ka mbetur e zbrazur që nga nisja e sesionit vjeshtor më 5 shtator. Kreu i ekzekutivit ka injoruar në tërësi të tetë seancat që janë zhvilluar gjatë dy muajve të fundit.

Me këto veprime ai i ka ikur debateve më të nxehta që janë zhvilluar rreth çështjes së PTK-së që kishin quar në bllokadë totale punën e institucionit më të lartë të vendit. Jo vetëm kaq, kryeministri nuk është dëgjuar as të arsyetohet pse nuk merr pjesë në seanca, ashtu sikur nuk është dëgjuar të thotë asnjë fjalë rreth telasheve që ka pasur Kuvendi me ndërprerje të seancave, situatë kjo që mund ta qoj vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme,shkruan Tribuna.

Përkundër përpjekjeve të gazetës për të marr përgjigje drejtpërdrejt nga kryeministri, kjo gjë nuk ka qenë e mundur pasi nga zyra e tij janë arsyetuar se ai është i zënë me takime jashtë vendit. Por ai që gjithnjë është në dispozicion për t’u përgjigjur kur bëhet fjalë për shefin e tij është zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe me shi, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Vdes Mario Vargas Llosa, fitues i “Nobelit” për letërsi

Shkrimtari i njohur peruan Mario Vargas Llosa ka vdekur në moshën 89-vjeçare, në Lima. Lajmin e kanë konfirmuar fëmijët e tij përmes një deklarate...

E treta, e vërteta

Lajmet e Fundit