-2.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Janar, 2021

Kryeministri Kurti njofton se ndihmat sociale për dy muaj dalin të martën, njëra u falet përfituesve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi u është drejtuar qytetarëve të Kosovës.

Përmes këtij mesazhi, ndër tjera, kryeministri Kurti ka njoftuar se të martën do të transferohen ndihmat sociale, sipas tij, 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim.

Me këtë, thotë Kurti, pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve.

“Zinxhiri furnizues në Kosovë është duke funksionuar mirë. Dogana është duke e vijuar punën si zakonisht. Maunet janë vazhdimisht duke hyrë në Kosovë dhe duke kryer procedurat e rregullta të zhdoganimit, natyrisht pas kontrolleve mjekësore. Madje rritja e importeve në ditët e fundit, garanton që nuk do të ketë mungesë, as të artikujve ushqimorë e as atyre të higjienës apo farmaceutikë”, thotë Kurti, transmeton KOHA.

Kurti thotë se “Shitoret, furrat e barnatoret vazhdojnë punën për furnizimin e rregullt të qytetarëve. Përderisa bizneset e mbyllura, siç janë: baret, restuarantet, pabet, qendrat tregtare, me respektimin rigoroz të ndalesave të Qeverisë, po japin kontribut në mospërhapjen e virusit corona”.

“Sistemi bankar gjithashtu është duke funksionuar mirë, kryesisht i fokusuar në realizimin e pagesave dhe mirëmbajtjen e rrjedhës së parasë së gatshme. Mbetet rekomandimi për shfrytëzimin sa më të madh të pagesave elektronike, kartelave bankare dhe bankomatëve, përderisa duhet t’iu shmangemi sporteleve bankare dhe rradhëve apo tollovive para tyre. Furnizimi me energji elektrike e me ujë të pijshëm apo mbledhja e mbeturinave është duke funksionuar normalisht falë mijëra punonjësve të këtyre shërbimeve që nuk e ndalën punën e tyre. Edhe shërbimet si telefonia e interneti apo mediumet informative vazhdojnë punën për të mundësuar normalitet. Bizneset prodhuese private gjithashtu po e vazhdojnë prodhimin e mallrave esenciale”, thotë kryeministri Kurti në video-mesazhin e tij.

Kryeministri Kurti thekson se “Në kohën e emergjencës nga virusi korona ekonomia e Kosovës po vazhdon”.

“Natyrisht pjesshëm duke e organizuar punën me ndërrime, për të zvogëluar numrin e punëtorëve të pranishëm në punë, aq sa kjo është e mundshme. Qeveria është e vetëdijshme edhe për vështirësitë e të operuarit dhe humbjet ekonomike në disa sektore. Ministria e Financave dhe Transfereve është duke e përpiluar një plan emergjent të ndërhyrjeve për ndërmarrjet dhe amvisëritë më të goditura. Njëkohësisht po punohet edhe në një mbështetje fiskale, menjëherë pas përfundimit të situatës, në mënyrë që sa më shpejt të ringjallet ekonomia”, thotë Kurti.

Kryeministri, thekson se “Familjeve që marrin ndihma sociale, të martën do t’ua transferojmë ndihmat sociale 10 ditë para kohe dhe atë për dy muaj në vijim. Me këtë pagesa e muajit të dytë nuk do të hyjë në përllogaritjet e muajve në vijim që do të thotë u falet përfituesve”.

“Të gjithë ato gra e burra që po e mundësojnë këtë, meritojnë shumë mirënjohje e shumë falënderime nga të gjithë ne. Natyrisht si ekonomia ashtu edhe amvisëritë dhe sektori publik do ta bartin bashkarisht barrën e kësaj krize. Por, kjo nuk është koha të flasim për çmimin. Është kohë solidariteti në shoqërinë tonë. Shëndeti i qytetarëve tanë është i paçmueshëm”, përfundon ai.

© 

- Advertisement -

Më Shumë

Dënim me burg nga Gjykata e Prizrenit për zyrtarin e AAK-së

Të premten, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, Ilir Baldedaj. Sipas aktgjykimit të shpallur nga...

Vdes një mësimdhënës në Dragash

Është ndarë nga jeta mësimdhënësi i shkollës ”Ruzhdi Berisha” në Dragash, Sabatin Tahiri. Lajmi është  dhwnw nga  kryetari i Komunës, Shaban Shabani.    

Posta e Kosovës lidhë marrëveshje me “Prishtina Parking”

U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Prishtina Parking” Sh.A., Liridon Restelica për realizimin e shërbimit...

Shyhrete Behluli feston ditëlindjen e 59-të

Këngëtarja e zhanrit popullor, Shyhrete Behluli, është tejet e dashur për audiencën e gjerë. Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e saj...

Reshjet shkaktuan dëme në bujqësi dhe ekonomi familjare në Rahovec

Rifillimi i reshjeve të shiut shtoi edhe më shumë telashe për banorët e fshatrave të Komunës së Rahovecit. Në këtë komunë, në këto ditë...

Nuk ka koalicion parazgjedhor, AKR pjesë e listës së LDK-së

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, ka arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, të drejtuar nga Isa Mustafa për të garuar...

Vërshime të mëdha në Krushë të Madhe (VIDEO)

Vërshime të mëdha të rrugëve ka ndodhur edhe në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit. Një qytetar i këtij fshati ka publikuar një...

Rukiqi e quan hipokrizi kërkesën e partive për respektim të masave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi në një intervistë për Ekonomia Online e ka konsideruar të padrejtë që nga qytetarët po...

Si nisi dhe si po përfundon presidenca Trump

Katër vjetët e Donald Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë janë përshkuar që nga dita e parë me të pashembullta. Mandatin e tij...

Ponte Prizreni fiton përballjen ndaj Trepçës

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 95:74 (27:20, 19:22, 21:12, 28:20), në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe Superligën...

Shembet dheu në një fshat të Prizrenit, rrezikohen edhe shtëpitë

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në shumicën prej zonave në vend. Në një fshat të Prizrenit, për shkak të shiut është...

Rashica i gatshëm për fundjavë?

Milot Rashica pritet të rikthehet në aksion për ndeshjen e fundjavës së Werder Bremenit pas dy muajsh rikuperimi nga lëndimi. Sulmuesi i Kosovës kishte vuajtur...

Cristiano Ronaldo është një gol larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit

Ylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo është shumë afër një rekordi të madh në karrierën e tij. Me një gol të shënuar sonte (e diel)...

Arben Fetoshi: PDK-ja përfaqëson vetëdijen politike

Profesori Arben Fetoshi ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ai tregon arsyet pse vendosi të bëhet pjesë e këtij subjekti politik. Postimi i plotë Sot kam...

Një i vdekur nga Covid-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.281 mostra të...

279 raste të reja me Covid dhe 441 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 279 raste të reja me koronavirus. Zemaj ka...

Lajmet e Fundit

Vdes një person që bëri aksident dy ditë më parë në Prizren

Ka ndërruar jetë njëri nga personat që ishte pjesë e aksidentit rrugën “Besim Shala” në Prizren. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj. Ai...

Nezir Çoçaj propozohet kandidat për deputet

Partia Demokratike e Kosovës në Has ka propozuar Nezir Çoçajn për deputet të Kuvendit, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Kryetari i degës...

Emrat e kandidatëve për deputetë, të propozuar nga PDK-ja në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren ka propozuar shtatë kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Emrat e propozuar dhe që janë dërguar në Kryesi...

Kur fillon shpërndarja e 222 milionë eurove?

Qeveria në detyrë e Kosovës, javën e ardhshme do të fillojë së zbatuari masën e parë nga Programi i rimëkëmbjes ekonomike, që u prezantua...

LDK-ja në Prizren propozon ish- kryeprokurorin kandidat për deputet

Ish- kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është propozuar nga LDK-ja për deputet të Kuvendit të...