15.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Tetor, 2024

Limajt pritet t’i bashkohet edhe një Zëvendësministër

Fatmir-limajNë kohën kur udhëheqësit e PDK’së po bëjnë thirrje për kthimin e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit në PDK, këta të dy po vazhdojnë të marrin anëtarë të PDK’së.

Burime të Express bëjnë të ditur se Limajt pritet t’i bashkohet edhe një Zëvendësministër i Qeverisë Thaçi II.

Ai është Emin Krasniqi, i cili është i pakënaqur udhëheqjen aktuale të PDK’së dhe ka mospajtime me udhëheqjen aktuale të PDK’së në Kamenicë.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Krasniqi ishte përmendur si kandidat për Kryetar të Kamenicës, por në fund udhëheqja aktuale e PDK’së kishte vendosur ta kandidonte Begzat Sinanin.

“Krasniqi pritet të bëhet pjesë e nismës së Fatmir Limajt, i cili po e përgatit terrenin për të themeluar parti të re”, ka thënë një zyrtar PDK’së.

Burime të Express kanë bërë të ditur se edhe një asambleist i zgjedhur si kandidat i PDK’së në këtë komunë tashmë është rreshtuar me Limajn.

Express ka provuar të kontaktojë me Zëvendësministrin e Infrastrukturës Emin Krasniqi, por ai nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike. Të kontaktuar zyrtarë e kabinetit të tij në Ministri kanë thënë se Krasniqi momentalisht nuk ndodhet në zyre.

Ndryshe, raportet e Limajt me Emin Krasniqin kanë qenë të mira prej kohës kur të dy kanë punuar në Ministrinë e Transportit dhe Post Telekomit.

Përveç Krasniqit, edhe Daut Xhemajli Zëvendësministër i Drejtësisë nuk e përkrahë PDK’në. Ai në zgjedhjet e fundit kishte dalë kundër kandidatit të PDK’së për Kryetar të Vitisë, Nexhmedin Arifi.

Më Shumë

Në Suharekë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Komuna e Suharekës njofton të gjithë banorët se Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka filluar vaksinimin kundër gripit sezonal nga...

Operacioni policor në Prizren, arrestohen tre persona për fajde dhe detyrim

Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve të DRP-Prizren dhe në...

Lajmet e Fundit