9.8 C
Prizren
E martë, 21 Mars, 2023

Malisheva me probleme para ndeshjes me Llapin, katër lojtarë në dyshim për ndeshjen e Kupës

Skuadra e Malishevës nesër luan ndaj Llapit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.Llapi dhe Malisheva ballafaqohen nesër nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli është në “telashe” para këtij dueli, shkaku i disa mungesave që skuadra e tij mund t’i ketë në këtë ballafaqim.

Donart Vitija, Arbër Pira, Arlind Veliu dhe Adem Maliqi janë në dyshim për këtë duel, mëson GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se në çerekfinale zhvillohet vetëm një ballafaqim dhe fituesi kalon tutje në Kupën e Kosovës.

Më Shumë

Aksioni kundër parave false në Prizren: Shkon në 2700 euro vlera e monedhave metalike të sekuestruara

Një aksion i Njësisë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren kundër parave false, i zhvilluar gjatë ditës së djeshme rezultoi...

Përleshje mes nxënësve në një shkollë fillore në Prizren, 15-vjeçari ther me thikë shokun e klasës

Rrahjet e përleshjet mes nxënësve në shkollat fillore e të mesme janë shumë të shpeshta. Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për...

Lajmet e Fundit