22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Malishevë:Ndërpritet gjykimi ndaj rojës së pyllit

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, të enjten është ndërprerë shqyrtimi gjyqësor ndaj rojtarit të pyllit, Naim Berisha, i cili po akuzohet se ka kryer veprën penale “veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”.

Dëshmitari i prokurorisë, inspektori i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Fitim Hoxhaj ka kërkuar nga gjykata që shqyrtimi të ndërpritet dhe të shtyhet për një datë tjetër, me arsyetimin se nuk i ka me vete regjistrat e lëndës, që kanë të bëjnë me inspektimin në terren për shkaktimin e dëmit në pyje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Deri te një kërkesë e tillë erdhi pasi që prokurori i rastit Bajram Kryeziu, gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Hoxhaj, pyeti të njëjtin se sa ka qenë dëmi i evidentuar me shifër të saktë, ditën kur ai kishte inspektuar në terren.

Dëshmitari Hoxhaj deklaroi se nuk mund të përgjigjet lidhur me këtë pyetje, pasi që i njëjti nuk posedon regjistrat e lëndës me vete, duke u arsyetuar në faktin se në këtë shqyrtim gjyqësor ka ardhur direkt nga terreni, dhe regjistrat gjinden në Agjencion.

Prokurori i rastit Bajram Kryeziu nuk e ka kundërshtuar kërkesën e dëshmitarit, duke kërkuar nga gjykata që seanca e sotme të ndërpritet dhe të shtyhet për një datë tjetër.

Në rrethana të tilla, gjykatësi Lulzim Paçarizi, ka aprovuar propozimin e dëshmitarit për shtyrje të seancës, dhe të njëjtën e ka caktuar që të mbahet më 14 mars 2019, në ora 13:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Naim Berisha, gjatë muajit shkurt deri më 17 mars 2016, në cilësinë e rojtarit të pyllit në zonën kadastrale Senik dhe Lladrovc, Komuna e Malishevës, me dashje ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe nuk i ka përmbushur obligimet e tij, në bazë të Udhëzimit Administrativ për Mbrojtjen e Pyjeve, Përgjegjësit dhe Obligimet e Rojës së Pyllit Nr.05/2010.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Berisha, gjatë periudhës së lartcekur, nuk ka evidentuar asnjë person që e kanë dëmtuar, respektivisht që e kanë prerë pyllin, dhe nuk ka paraqitur asnjë fletëparaqitje  për lokacionet ku ka ndodhur prerja ilegale.

Nga kjo prerje ilegale janë prerë 3374 drunjë të llojit ahu dhe bungë, në vlerë prej 3771 euro, dhe dëm mjedisor në vlerë prej 5000 euro, gjendje kjo e konstatuar nga inspektorët e pylltarisë nga Drejtoria Qendrore e Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë, thuhet në aktakuzë.

Me këtë Berisha akuzohet se ka kryer veprën penale “veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike” nga neni 258, paragraf 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit