23.4 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

“Mbas verës, vjen Vera” në Rahovec

Me sloganin “Mbas verës, vjen Vera”, festivali HardhFest këtë vit do të sjellë shumë risi dhe atraksione vreshtare, verëtare, turistike dhe kulturore.

Si çdo vit edhe sivjet per ide të sloganit e HardhFest është përkujdesur dizajneri Agi Haxhimurati.

HardhFest do të organizohet më datë 7, 8, 9 dhe 10 shtator, ku gjithashtu edhe këtë vit, festivali organizohet nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Rahovecit dhe përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Festa e Vjeljes së Rrushit, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 32 mijë vizitorë nga mbarë bota. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë e Ligën e Parë

Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën...

Ekspertët e Këshillit të Evropës në Prizren – Diskutohet forcimi i demokracisë pjesëmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë në kuadër të projektit “Forcimi i qeverisjes shumënivelëshe dhe demokracisë...

Lajmet e Fundit