2.2 C
Prizren
E enjte, 20 Mars, 2025

Mbi 100 mijë euro për një javë

Policia-rrugoreQindra mijëra euro do të derdhen në arkën e Policisë së Kosovës. Vetëm gjatë një jave që Policia ka organizuar për sigurinë në trafik janë shqiptuar me mijëra tiketa për ngasësit e pandërgjegjshëm.

Java e sigurisë që ka filluar më 1 maj dhe përfundon të mërkurën (sot), ka mbledhur me qindra mijëra euro. Gjatë shtatë ditëve të kësaj jave policia ka shqiptuar gjithsej 8 mijë e 292 gjoba.

Tribuna ka bërë një llogaritje matematikore ku një tiketë e ka llogaritur 15 euro që është gjoba më e vogël sipas ligjit. Nëse këto 8 mijë e 292 gjoba do të ishin nga 15 euro atëherë në arkën e buxhetit do të derdhen 124 mijë e 380 euro.

E kjo shumë duhet të jetë më e madhe kur kihet parasysh se gjobat në trafik variojnë prej 15 më e vogla e deri 150 më e larta./tribuna/

Më Shumë

Aksion në Prizren: Dileri i shumëkërkuar kapet pas dy vitesh

Një i shumëkërkuar me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Personi që u kap ishte shpallur fajtor...

Elbasan, traditat e folkut kombëtar shpalosen nga 20 ansamble të rajonit

Me një festë madhështore, rreth 20 ansamble morën pjesë në aktivitetin “Defile”, organizuar në Elbasan, ku vlerat e folkut kombëtar u shpalosën në një...

Lajmet e Fundit