23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Milan-i është afër transferimit të Bailly-t

Milan-i është në urgjencë për të përforcuar repartin e mbrojtjes, pas lëndimit të Simon Kjaer-it, i cili pritet ta humbë këtë sezon.

Së fundmi drejtuesit e Milan-it kanë shënjestuar qendërmbrojtësin e Manchester United, Eric Bailly-n.

Sipas asaj që raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë arritur një akord me futbollistin, por mbetet që marrëveshja të arrihet edhe me klubin e Manchester-it.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur asnjëherë të shfaqte formë të mirë, andaj “djajtë e kuq” janë thuhet se do të jenë të gatshëm të heqin dorë nga ai.

Sipas burimeve të lartcekura, kuqezinjtë do ta kërkojnë mbrojtësin në formulën e huazimit, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Kujtojmë që Manchestër United e transferoi atë nga Villarreal-i në vitin 2016, për të cilin pagoi shumën e 38 milionë eurove.

Mirëpo, përveç në sezonin e parë, Bailly nuk arriti më asnjëherë të jetë në formacionin standard të klubit anglez.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Hamdi Elezkurtaj – Themeluesi i SHKA “Emin Duraku” që e ktheu Zhurin në qendër të kulturës

Në një kohë kur kultura popullore ishte në rrezik të harresës, një burrë nga fshati Zhur i Prizrenit vendosi t’i përkushtohet ruajtjes dhe promovimit...

Liria konfirmon: Mateo Qarri mbetet bardhezi

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Mateo Qarri, duke e konsideruar atë si një lojtar me vlera të veçanta për klubin, raporton...

Lajmet e Fundit