3.4 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Mora me veti

Skender Berisha

E mora me veti e futa në shpirt një
copë re Prizreni dhe një copë qiell
ti kem aty përditë po edhe pak diell
s’mund të bëj pa ta mbetem si gdhë

kur të erret edhe sytë kur më erren
sytë e lodhur grisë kur t’më shterren
në shaminë e palosur i ruaj e i puth
s’mundem më s’e dergjëm këtë fruth

nata zemrat kur zë mirë e t’i mbush
unë s’dëgjoj zë as s’më thërret kush
kalurojnë fëmijë e zogj të hazdisur
nxjerr shaminë me atë qiell t’qendisur

para më del një fytyrë e shkëlqyer
pak e mrrolur më fort e përmalluar
shtegu i parkut më ndahet më dysh
lisat e paqtë dridhen më dalin dyfish

Skender Berisha
14 korrik 2013,Prizren

Më Shumë

Vjedhin pesë trotinetë në vende të ndryshme në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, stacioni Policor Prizren, përmes Sektorit të Hetimeve, ka shënuar një tjetër sukses kundër veprave penale të vjedhjes. Sipas një njoftimi për media...

Presidenti Begaj viziton Rahovecin, dekorohet nga Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka pritur sot në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn. Latifi, përmes një postimi në Facebook, tha se gjatë takimit...

Lajmet e Fundit