16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Mot i ndryshueshëm këtë javë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm i shoqëruar me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat nga dita e mërkurë do të jenë në zhvillim, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Sipas IHMK-së, një situatë e ngjashme meteorologjike parashihet edhe ditën e premte, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

“Në fushat barike nuk do të ketë luhatje të mëdha, ndërsa, grafiku i temperaturave maksimale do të shënoj rritje të lehta, afërsisht me disa ditë të javës që po e lëmë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.

Më Shumë

DokuFest po vjen – a është gati Prizreni për fluksin e turistëve

Një nga festivalet më të vjetra dhe më të njohura në rajon, Dokufest, do të rikthehet këtë verë me edicionin e tij të 24-të. Producentja...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Lajmet e Fundit