8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Musmurati: Isa nuk ka qeverisur mirë

BasriMusmurati6-06Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati ka thënë se PDK, përveçse do t’i ruajë komunat ku aktualisht qeveris, do të fitojë edhe komuna të tjera në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

“Në të gjitha këto komuna ku deri më tash kemi qeverisur nuk e kemi problem fitoren. Përveç tyre, i kemi edhe disa komuna të tjera në të cilat kemi potencial për të fituar”, ka thënë Musmurati në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Musmurati është shprehur i bindur në fitoren e PDK-së edhe në kryeqytet. “Për të fituar këtë komunë PDK-ja i ka gjasat shumë reale. Jam i bindur se do të fitojmë për arsye se kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, nuk ka qeverisur mirë”, ka thënë Musmurati, duke shtuar se fitorja në Prishtinë do të arrihet pa koalicion me ndonjë parti tjetër. Ai ka bërë me dije se deri në mes të këtij muaji PDK-ja do t’i zyrtarizojë kandidatët për kryetarë komunash. Musmurati ka treguar se PDK-ja do t’i rikandidojë shumicën e kryetarëve aktualë edhe për një mandat qeverisës. Në këtë kontekst, Musmurati ka thënë se PDK-ja do të tregohet e kujdesshme me ata kryetarë të cilët janë nën hetime. Duke i komentuar deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje! kundër koalicionit me PDK-në, Musmurati ka thënë se PDK-ja nuk mërzitet pasi është parti e fortë. “Në asnjë mënyrë nuk na shqetëson ky fakt. PDK-ja nuk mërzitet për këtë. Edhe do të tjerë kanë thënë kështu, por pastaj kanë hyrë në koalicion me PDK-në”, ka deklaruar Musmurati.

Më Shumë

E hëne me diell, temperaturat shkojnë në 18 gradë

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbizotërojë mot me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat priten të arrijnë deri ne 18 gradë Celsius, ndërsa...

72 vite nga lindja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxha

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Lajmet e Fundit