20.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Gusht, 2022

“Na kanë lënë me trauma”: Pushtetet rrëzohen në Prizren, por jo edhe shtëpia që po bllokon rrugën transit

Neglizhenca e qeverisjes lokale në Prizren ka bërë që një shtëpi t’i bllokojë punimet në rrugën transit që lidh këtë qytet me magjistralen për Prishtinë. Për një dekadë pushteti i VV-së dhe PDK-së kanë injoruar kërkesat e pronarit të kësaj shtëpia, Faik Kryeziut. Por, a po përsëritet historia?

Në prill të vitit 2013 patën filluar punimet për rrugën transit që lidh Prizrenin me magjistralen për Prishtinë dhe Gjakovë.

Kur pjesa më e madhe e rrugës po përfundonte u pa se gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç ishin planifikuar.

Megjithëse, rruga nuk ishte funksionalizuar përfundimisht, ajo ishte lëshuar për përdorim në vitin 2015. Kjo pasi komuna nuk ia kishte dalë të gjente gjuhën e përbashkët me një nga pronarët e tokave, mbi të cilën rruga duhej të kalonte.

Shtëpia dhe toka e Faik Kryeziut, që gjendet në parcelën ku rruga supozohej se do të vazhdonte është shndërruar në një temë të pazgjidhur tani e mbi 8 vite.

Ai vazhdimisht ka akuzuar pushtetet lokale se kanë qenë të painteresuar për të zgjidhur këtë çështje.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar Kryeziun, i cili ka thënë se është i gatshëm për ta zgjidhur problemin.

Ai për Nacionalen ka treguar se ish-kryetarët e komunës Ramadan Muja e Mytaher Haskuka kanë injoruar kërkesat e tij.

Ndonëse kishte përkrahur ardhjen e Haskukës në pushtet, as ai nuk i kishte gjetur zgjidhje.

Komunat / Qeverisja ‘hermetike’ e Haskukës, Prizreni i 14-i në Indeksin e Transparencës të KDI-së
“Mytaher Haskuka më ka dhanë afat, më ka thanë që për një muaj e gjysmë kemi me kry të gjithë çështjen. Ai nuk mbajti premtimet e tij. Kur erdhi puna tek zgjedhjet e fundit që ishin, është prapë, unë e refuzova: i thash nuk të besoj më,” thotë Kreyziu për Nacionale.

Gjendja për të nuk ka ndryshuar as me ardhjen në pushtet të kryetarit të ri, Shaqir Totaj.

“Totaj veç ka premtuar, dhe në fund më ka rrejt, më ka pre në besë në atë kuptim. Asnjë fjalë nuk e ka mbajte prej atyre që i ka premtuar. Ai vetëm për me hypë në pushtet më ka mashtru, me ia mbledh nja 4000 mijë vota unë. Ka premtuar që do ta zgjidh çështjen, por tash si puna e politikanëve, mirëpo përfundimisht ka rrejt. Më shkurt më ka tradhtuar”, deklaroi Kryeziu, për Nacionale.

“Nuk janë të interesuar me zgjidh problemin, veç janë të interesuar me hypë në pushtet. Gjasat janë me shku deri në Stasburg kjo çështje. Ne për momentin nuk jemi të pranuar, por aq shumë mundet me u prolongu kjo çështje sa që unë nuk e shohë zgjidhjen e kësaj çështje edhe 20 vite. Më kanë lind fëmijët, janë rritë në këto rrethana – neve jo stres, por traumë na është bo kjo çështje”, ka vazhduar më tej Kryeziu.

Komuna në heshtje

Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë qëndrimin e komunës së Prizrenit, por ka qenë e pamundur për të marrë një prononcim nga ky institucion.

Përkundër tentimeve të shumta të gazetës për të kontaktuar kryetarin Shaqir Totaj, ai ka qenë i paqasshëm.

Ky kontest tashmë është edhe lëndë trajtimi për Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Rrënimi i kësaj shtëpie ishte bërë temë edhe gjatë fushatës zgjedhore për disa kandidatë.

Nga Mytaher Haskuka deri tek Zafir Berisha kishin premtuar për lirimin e kësaj rruge, por deri tani nuk ka ndodhur asgjë.

Lirimin e transitit, Lëvizja Vetëvendosje e kishte bërë temë edhe gjatë fushatës për zgjedhje lokale të vitit 2017. Mirëpo, pas ardhjes në pushtet nuk është se ia doli të gjente zgjidhje.

Ndërsa, kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, gjatës fushatës se zgjedhjeve lokale të vitit 2021, kishte premtuar se shtëpinë në fjalë do ta rrëzonte tërësisht.

https://nacionale.com/politike/na-kane-lene-me-trauma-pushtetet-rrezohen-ne-prizren-por-jo-edhe-shtepia-qe-po-bllokon-rrugen-transit

Filloi ndërtimi i projektit “Park Residence”

Bëhu me banesë pranë Parkut të Qytetit
Përjetoni qetësin dhe rehatin pranë Lumbardhit
Lokacioni i përshtatshëm me lokale afariste përgjatë rrugës kryesore!

Më Shumë

Presidenti Begaj sot viziton Prizrenin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, do të jetë për vizitë në Komunën...

Haradinaj viziton DokuFest-in, thotë se po e vendos Kosovën në hartën e botës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot festivalin ndërkombëtar të filmit dokumetar dhe atij të shkurtër, DokuFest, në Prizren,...

Lajmet e Fundit