19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025

Naser Rugova: Do të veprojë siç vendos partia

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Naser Rugova ka garantuar se nuk është ai që do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, si i nominuar i PAN-it për këtë pozitë.

Ai ka thënë se do të veprojë njësoj siç vendos partia e në përputhje me vullnetin e elektoratit që e bëri deputet.

“Mirëmëngjesi miq, Sot vikend, ditë e mirë. Jam në bjeshkët e bukura të vendlindjes sime. Prapë e paskan lakuar emrin tim, si numër e jo si i zgjedhur nga vota e qytetarëve. Për herë të fundit po ju bëj të fala se unë Naser Ali Rugova do të respektoj vullnetin e elektoratit që më ka zgjedhur dhe vendimet politike të organeve vendimmarrëse të LDK-së në harmoni të plotë me Grupin Parlamentar të subjektit që i takoj”, ka thënë Rugova.

“Qëndrestarët gjithmonë ja dalin! Vetëtima gjuan lisat e jo hithërat! Stoik si gjithmonë! Tradita vazhdon!”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Dënimi i Pleskoviq: ‘Mi ka myt djemtë’, rrëfehet nëna për vrasjen e binjakëve të saj

Familjarët e binjakëve Daçaj kanë shprehur pakënaqësi pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Millosh Pleskoviqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime...

Bruce Springsteen pothuajse e detyroi grupin e tij të largohej ndërsa po xhironte ‘Born To Run’

Soloja famëkeqe e saksofonit që Clarence Clemons luan në klasiken rok të Bruce Springsteen “Born To Run” është aq e gjallë dhe emocionuese sa...

Lajmet e Fundit