Tetë sekondat e numërimit së prapthi përcillen me zhurmë të lehtë e imazh lëvizës, tamam sikur pamjet që hapnin filmat e vjetër para shumë vjetësh.
Në këtë formë nis edhe videoja e shkurtër e edicionit të sivjetmë të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Dallimi i vetëm është se ky numërim zakonisht fillonte nga numri tre, ndërsa në këtë video pesë sekondash numërimi ndalet te treshi.
Pas saj, dëgjohen ritme gati fisnore, me daulle e britma në sfond që i përcjellin pamjet e disa njerëzve duke bërtitur e që duket sikur janë pjesë e një proteste ku gjuajnë me gurë. Ato janë të turbullta.
Fotografia ngjason me atë që ndryshe njihet si “X-ray”, por që paraqitet me shumë ngjyra. Thëniet “Future is struggle” (E ardhmja është betejë) dhe “Struggle is beautiful” (Beteja është e bukur) më pas “The future is beautiful” (E ardhmja është e bukur) janë si paralajmërim për moton e sivjetme të “DokuFestit”, që është “E ardhmja”.
“E ardhmja është dashuria ime” dhe “E ardhmja nuk ka vdekur” janë mesazhet përcjellëse të temës së edicionit të XVI…