5.9 C
Prizren
E mërkurë, 24 Nëntor, 2021

Ngrihet aktakuzë ndaj G.K. nga Rahoveci, kishte vrarë vëllanë e më pas ia kishte djegur trupin

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj G.K. i cili akuzohet se në shkurt të vitit të kaluar ka vrarë e më pas ka djegur vëllain e tij, B.K.

Në njoftimi e Prokurorisë bëhet e ditur se ndaj të dyshuarit rëndojnë veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur më 11 shkurt të vitit 2020, në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovecit, ku i dyshuari kishte vrarë vëllain e tij.

“I pandehuri paraprakisht kishte njohuri se vëllai,  kishte një shumë të konsiderueshme të parave të cilat i kishte marrë me vete nga shteti i Zvicrës,  dhe ditën kritike rreth orës 09:00 i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e tij, ku gjatë një bisede të përbashkët, i pandehuri ishte fyer nga tani i ndjeri me pretekst se po i ndërhynë në familjen e tij. I revoltuar nga kjo i pandehuri kthehet në shtëpinë e tij, merr revolen,  ku rreth orës 11:00 përsëri shkon në shtëpinë e të ndjerit B.K, hynë brenda në shtëpi, dhe në sallon, ku po qëndronte i njëjti, e ka goditur me predha në gjoks duke e lënë të vdekur në vend”, thuhet në njoftim.

Pas e kishte vrarë, i dyshuari e kishte mbështjellë me një batanije trupin e pajetë të vëllait, e kishte mbuluar me dru, plastika, thasë letre e dërrasa, të cilat i kishte ndezur në oborrin e shtëpisë.

Zjarri kishte qëndruar i ndezur për tri ditë.

“Më pas i pandehuri e merr kufomën, dukë e tërhequr zvarrë me një batanije, e qet në oborr të shtëpisë, më pas kufomën e mbulon me materiale të ndryshme si: dru, plastika, thasë letre, dërrasa, letër të zezë, e gjëra tjera,  të cilat më pas i ndez duke krijuar një zjarr të madh  i cili qëndron i ndezur 2-3 ditë, dhe më pas mbeturinat se bashku me disa mbetje kockore të tani të ndjerit i hedh jashtë shtëpisë në një vend deri tani të pa identifikuar më qëllim për t’i zhdukur gjurmët e krimit”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, i dyshuari më parë e deri më 11 shkurt 2021, pa autorizim ka poseduar armë dhe municion, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, në Republikën e Kosovës. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri G.K., të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë

Më Shumë

Rudigeri si transfer i lirë te Reali?

Mbrojtësi i Chelsea-s, Antonio Rudiger, është i hapur që të kalojë te Real Madridi gjatë verës si transfer i lirë. Kontrata e tij me të...

Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në aeroportin “Adem Jashari”

Tre aeroplanë nuk po arrijnë të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, mëngjesin e sotëm. Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësen e aeroportit...

Flet argjendari i plagosur nga tentim grabitja në Prizren – ka këtë kërkesë për organet e rendit

Të hënën, dhjetëra argjendarë prizrenas, kanë mbajtur një protestë para argjendarisë ku të hënën e kaluar grabitës të armatosur kishin plagosur pronarin dhe djalin...

Prezantimi final i projekteve zbatuese për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” dhe Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren

Dje është bërë prezantimi final i projekteve zbatuese për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” dhe Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren. “Kthyer në retrospektivë në vitin 2017...

Sot certifikohen rezultatet, kur pritet ta marrin mandatin kryetarët e rinj të komunave?

Afati për marrjen e postit të ri të kryetarit të komunës për kandidatët e sapozgjedhur nga rezultatet e zgjedhjeve lokale është dy javë pas...

Mësimdhënësi nga Suhareka kërkon pagesën e shujtave ditore dhe pagat jubilare

Mësimdhënësi i Shkollës “28 Nëntori” në fshatin Doberdelan të Komunës së Suharekës, Haxhi Gallapeni ka paditur Komunën e Suharekës, respektivisht Drejtorinë e Arsimit, duke...

Mësohet emri i të arrestuarit tjetër për plagosjen dhe tentim grabitjen në Prizren

Leutrim Latifi është njëri nga të arrestuarit lidhur me tentim grabitjen dhe plagosjen e dy pronarëve të argjendarisë në Prizren, mbrëmjen e së hënës. Sinjali...

Për 24 orë, policia ka shqiptuar 233 gjoba

Numri i gjobave për qytetarët që po respektojnë masat antiCOVID-19 vazhdon të jetë i lartë. Vetëm brenda 24 orëshit të fundit, policia ka shqiptuar 233...

Benzema shpallet fajtorë në rastin e shantazhit ndaj Valbuena-s

Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht, pasi u shpall fajtor si bashkëpunëtor në tentativën e shantazhit të ish-bashkëlojtarit të tij...

Prizren: Aktakuzë për marrje të ryshfetit

rokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.X., - person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Kampionati portugez: Dyshime për evazion fiskal

Drejtësia portugeze njoftoi të hënën e 22 nëntorit se kishte kryer dhjetëra kërkime. Hetimi lidhet me dyshimet për evazion fiskal sa i takon transferimeve të...

Aksident trafiku në rrugën Suharekë-Shtime, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksdienti trafiku sot në rrugën Suharekë-Shtime. Siç konfirmon policia për Gazetën Express, personi i lënduar...

Krasniqi: Me Totajn në Prizren, mori fund keqqeverisja katër vjeçare

Shaqir Totaj, kryetar i zgjedhur i Prizrenit priti sot kryetarin e partisë. Atje, Memli Krasniqi, i pari i PDK’së tha se shkoi për të...

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj

Komuna e Prizrenit tashmë ka një kryetar të ri. Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës do ta drejtojë këtë komunë për një mandat. Në bazë...

Sandra Bullock: Vajza ime do të jetë presidente e ShBA-së!

Aktorja e njohur Sandra Bullock ka deklaruar se vajza e saj 9 vjeçare Laila do të bëhet presidente e SHBA-së. Gjatë një paraqitjeje në People...

Kështu tallej live me Policinë e Kosovës 29-vjeçari që u arrestua për tentim-grabitjen e armatosur në Prizren

Leutrim Latifi, emër i njohur nga autoritetet e rendit për kryerje të grabitjeve të armatosura në vitet 2018-2019, ka përfunduar sërish në pranga të...

Lajmet e Fundit