11.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Dënohen me 57 vjet burgim tre të dyshuar për vrasjen e 2016-ës në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 57 vjet burgim tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë në vitin 2016, në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

M.A. u dënua me 25 vjet burgim për vrasjen me dashje të bashkëshortit të vajzës së xhaxhait të tij.

R.B., u dënuan me 20 vjet burgim për shtytje në vrasje, pasi që sipas gjykatës, e ka shtyrë djalin e xhaxhait të saj M.A., që ta vrasë bashkëshortin e saj A.B.

Ndërkaq, F.F., u dënua me 12 vjet burgim pasi që i njëjti i kishte ndihmuar M.A., që ta kryejë vrasjen dhe t’i fshehë provat.

JANË FAJTOR

  1. I akuzuari M.A.,

Me datë 06 tetor 2016, rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan Komuna e Suharekë, i akuzuari me dashje direkte ndërmerr veprime me qëllimit të privimit nga jeta në mënyrë mizore apo dinake e të ndjerit A.B., në atë mënyrë që për shkak të problemeve bashkëshortore që kishte vajza e axhës R.B., (e bashkëakuzuara), me bashkëshortin e saj A.B., duke qenë të shtytur nga e akuzuara R.B., ditën kritike i akuzuari M.A., duke qenë në dijeni si dhe duke shfrytëzuar momentin kur viktima kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit F.F., në fshatin Peqan i cili ky i fundit ka ftuar rreth kryerjes kinse të disa punimeve të rrymës elektrike, i akuzuari M.A., shfrytëzon situatën dhe shkon në shtëpinë e F.F., i cili nën kërcënimin e armës së zjarrit së pari e kanosë  e më pas ia lidhë duart viktimës A.B., duke e detyruar me dhunë të futet në automjetin e tij “………..” me ngjyrë të bardhë me targa të regjistrimit ………,  ku edhe më pas ia lidhë edhe këmbët të ndjerit A.B., dhe largohet nga shtëpia më pas në mënyrë mizore dhe barbare me qëllim të shkaktimit të dhembjeve të mëdha fizike dhe psikike viktimës, e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e godet me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia vën zjarrin, pas së cilës i akuzuari M.A., largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer në kafenenë ku takohet me të akuzuarin tjetër F.F., dhe së bashku me veturën e tij shkojnë në drejtim të Suharekës dhe kur mbërrijnë në qytet i akuzuari M.A., e gjuan telefonin e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Këso dore ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4   të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

II.   E akuzuara R.B.,

Se në kohë të pacaktuar të vitit 2016 në takimet paraprake të cilat i ka pas me të akuzuarin M.A., në Suharekë më konkretisht në njërën prej takimeve të cilat i ka pas në një pastiçeri para lokalit të saj me dashje e shtytë të njëjtin për të kryer vepër penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj të ndjerit – viktimës A.B., duke kërkuar nga i akuzuari M.A., që të kryej këtë akt e cila gjatë bisedave me të akuzuarin M.A., ka deklaruar se viktima A.B., është duke e maltretuar, rrahur dhe keqtrajtuar duke cekur se nëse i njëjti nëse nuk ndërmerr ndonjë veprim do të porosisë ndonjë person tjetër për të vrarë – eliminuar bashkëshortin A.B., ashtu që i akuzuari M.A., i shtytur nga fjalët e saja së me datë 06 tetor 2016 rreth orës 15:30 minuta në fshatin Peqan KK Suharekë, ndërmerr veprime me qëllim të privimit nga jeta të ndjerin A.B., në atë mënyrë që pasi i pandehuri F.F., bisedon me telefon me A.B., dhe takohen në shtëpinë e tij në fshatin Peqan rreth kryerjes së disa punimeve elektrike, në shtëpi vjen i pandehuri M.A., i cili së pari e kanosë me armë e më pas ia lidhë duart viktimës A.B., dhe më pas ia lidhë edhe këmbët duke u larguar nga shtëpia në fjalë duke e dërguar të njëjtin – viktimën  dhe duke shfrytëzuar rrethanat se viktima ishte i lidhur dhe i pa mbrojtur e dërgon viktimën mbi varrezat e fshatit Studencan –në mal, e godet me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore në trupin e të ndjerit, të cilin më pas e hedh në një gropë dhe e mbulon me dhe, ashtu gjysmë të groposur pastaj ia ven zjarrin, pas së cilës i akuzuari M.A., largohet nga vendi i ngjarjes duke u kthyer në kafenenë ku takohet me të akuzuarin tjetër F.F., dhe së bashku me veturën e tij shkojnë në drejtim të Suharekës dhe kur mbërrijnë në qytet i akuzuari M.A., e gjuan telefonin e viktimës jashtë automjetit me qëllim të zhdukjes së provave.

Këso dore kryen veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 33 par. 1 të KP-së.

IV. I akuzuari R.A., në kuptim të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP.

LIROHET NGA AKTAKUZA

Për veprën penale të përshkruar si nën pikën I të dispozitivit.

Më këtë në bashkëkryerje kishte për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par. 1 pika 1.4 e në lidhje me nenin 31  të KP.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit i GJYKON:

Të akuzuarin M.A., (për veprën penale vrasja e rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjet.

Të akuzuarën R.B., (për veprën penale shtytja në vrasje të rëndë) me DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 20 (njëzet) vjet.

Të akuzuarin F.F., (për veprën penale ndihma në vrasje të rëndë) ne DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

SHËNIM: Për rastin e lartcekur në tetor të vitit 2019, Gjykata Themelore në Prizren kishte shpallur aktgjykim dënues dhe kishte shqiptuar dënimet si më poshtë:

Të akuzuarin M.A., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vjet

Të akuzuarën R.B., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 20 (njëzetë) vjet burgim,

Të pandehurin F.F., me dënim me burg në kohëzgjatje prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Gjykata e Apelit më datë 25.02.2020, kishte marrë aktvendim dhe është anuluar Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prizren dhe çështja ishte kthyer në rigjykim dhe vendosje./GazetaSinjali/

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Lajmet e Fundit