23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Një projekt për ta kthyer fshatin Struzhë në destinacion turistik

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik është duke planifikuar dhe analizuar mundësitë për fillimin e një pilot projekti në fshatin Struzhë, i cili do të konsistojë në krijimin e mundësive të zhvillimit turistik dhe eko-turizmit, ku parashihet të investohet në rehabilitimin dhe vënien në funksion të një numri të shtëpive të vjetra të fshatit, të murosura me gurë natyral, të cilat pastaj parashihet të shndërrohen në bujtina për turistët si vendor po ashtu edhe ndërkombëtar, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, si pikë e dytë e këtij projekti parashihet krijimi i një muzeu etnologjik, ku do të ekspozohen eksponatet që janë në dispozicion aktualisht në atë fshat, dhe ato që mund të gjenden në vazhdimësi.

“Qëllim primar dhe kryesor i projektit është zhvillimi ekonomik i zonës në fjalë, zhvillimi i turizmit malor dhe pasurimi i ofertave turistike në kuadër të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot me diell, temperaturat arrijnë deri 33°C

Moti për ditën e sotme do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të...

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Lajmet e Fundit