30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Ekskluzive: Në takimin mes Kosovës e Serbisë mund të marrë pjesë edhe presidenti Trump

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, mund shtyhet në një datë të përshtatshme, në mënyrë që edhe presidenti Trump të jetë pjesë e tij.

Takimi i caktuar mes Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, me shumë gjasë do të shtyhet për dy ditë.

Burime diplomatike të Gazetës Express bëjnë me dije se takimi mund të zhvendoset më datë 4 shtator.

Siç i kanë thënë Gazetës Express këto burime në të mund të marrë pjesë edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump. Ai tashmë është duke zhvilluar fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.

Kosova është pajtuar për shtyrjen e takimit, ndërsa ka mbetur që edhe Serbia të japë qëndrimin e saj.

Aranzhimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë e kishte bërë të ditur Richard Grenell, emisar i Trumpit për dialogun.

Këtë takim po e organizon këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit, Robert O’Brien.

Zyra e O’Brien ditë më parë i ka konfirmuar Gazetës Express se në takim marrin pjesë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Deri më tani është spekuluar se nga Shtëpia e Bardhë, Kosova e Serbia mund të dalin me lloj-lloj marrëveshje, madje është përmendur edhe mundësia për një marrëveshje finale.

Kryeministri Hoti ka thënë se në takimin në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohet “për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektivën ekonomike të Kosovës dhe rajonit”.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, ka thënë se Serbia po merr pjesë për të diskutuar tema ekonomike.

Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahet më 27 qershor, por u anulua pasi Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi, që veçse ishte nisur në Washington për takim.

Thaçi u kthye në gjysmë të rrugës dhe prej atij njoftimi ai nuk mori pjesë në asnjë takim jashtë Kosovës.

Kosova e Serbia u kthyen pas dy vjetëve në tavolinën e bisedimeve të Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, e aty morën pjesë kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq. /Express/

Më Shumë

Shpërthen zjarr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar

Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” dhe “Ekrem Rexha” ka shpërthyer zjarr. Fatmirësisht nga ky rast nuk është lënduar askush,...

Goditje ndaj kriminalitetit në Prizren/ Prokuroria ngre aktakuza dhe kërkon paraburgime për disa të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore në kuadër të hetimeve dhe ndjekjeve penale të iniciuara gjatë...

Lajmet e Fundit