5.1 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Opozita e pakënaqur me numrin e njohjeve

NewBorn-Prishtine5-20Përfaqësuesit e tri partive opozitare janë shprehur të pakënaqur me dinamikën e diplomacisë së Kosovës dhe numrin e njohjeve të arritura gjatë këtij viti.

Ata e kanë vlerësuar të pamjaftueshëm numrin e njohjeve në këtë periudhë, duke thënë se ende është e paqartë nëse shtetin e Kosovës në vitin 2013 e kanë njohur gjashtë apo tetë shtete.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Skënder Hyseni, të hënën është shprehur i pakënaqur me numrin e njohjeve të arritura gjatë vitit 2013. Në këtë kontekst, ai ka thënë se ka një paqartësi nëse Kosovën gjatë këtij viti e kanë njohur tetë apo gjashtë shtete. “Natyrisht se nuk jam i kënaqur sepse nuk mund të jemi të kënaqur me numrin e njohjeve përderisa Kosova nuk e siguron një masë të rëndësishme, 2/3 e vendeve anëtare të OKB-së. Por, jam i vetëdijshëm se procesi i njohjeve nuk është i lehtë dhe për këtë mund të kem mirëkuptim për të gjithë ata që janë të kyçur në këtë proces. Mirëpo s’kam mirëkuptim për përfaqësuesit e MPJ-së që nuk janë në gjendje ta thonë saktë numrin e njohjeve. Sa shtete e kanë njohur Kosovën: 102, 104 apo 106. Janë 8 njohje këtë vit apo janë 6 njohje? Në këtë drejtim ka një mjegulli dhe paqartësi, e cila është krejtësisht e panevojshme”, ka thënë Hyseni për “Epokën e re”.

Ai është shprehur se numrin e saktë të njohjeve nuk e di as ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. “Thuhet se janë 8 njohje që kanë ndodhur brenda këtij viti, por disa nga këto njohje janë ende pezull, pra të pakonfirmuara. Kështu që, numrin e saktë të njohjeve nuk po e di askush. Fatkeqësisht, nuk po e di as ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nuk e di as uebsajti i MPJ-së. Kështu që, është për keqardhje kjo mungesë e transparencës dhe e seriozitetit, sepse është absurde që MPJ të mos jetë në gjendje ta thotë troç dhe qartë numrin e saktë të njohjeve”, ka deklaruar Hyseni
.
Ndërsa anëtarja tjetër e Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, e ka kritikuar punën e diplomacisë së Kosovës, duke thënë se ka pasur mundësi të bëhet më shumë. “Pjesërisht jemi të kënaqur. Po sikur të kishte angazhim më profesional mund të bëhej shumë më shumë sikur. Konsiderojmë se sikur të kishte koordinim më të madh ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të tjera rezultatet do të ishin më të mëdha”, ka thënë Kadaj-Bujupi për “Epokën e re”. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se viti 2013 është përshkuar me mungesë të koordinimit ndërmjet njerëzve të përfshirë në politikën e jashtme të Kosovës. “Ajo çka kemi parë në këtë vit ka qenë një mungesë e koordinimit të veprimeve, një mungesë e një agjende të përbashkët ndërinstitucionale me qëllim të harmonizimit të veprimeve të individëve, të cilët shumë shpesh, duke pasur vullnet të mirë, kanë shkaktuar dëm në proceset lobuese”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Kurse zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Erzen Vraniqi, ka thënë se numri i njohjeve të arritura gjatë kësaj periudhe është i pamjaftueshëm për shtetin e Kosovës. “Numri i njohjeve nuk është i mjaftueshëm, mirëpo është vështirë të priten njohje më shumë derisa kreu i Qeverisë bën negociata gjatë tërë vitit me Serbinë në Bruksel dhe bën koncesione në dëm të sovranitetit të vendit. Pavarësia duhet të dëshmohet edhe në politikën e brendshme, në ushtrimin e sovranitetit të plotë e jo vetëm me hapje të përfaqësive diplomatike”, ka thënë Vraniqi për “Epokën e re”.

Një ditë më herët, në një intervistë për “Epokën e re”, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se 2013 ishte i suksesshëm për Republikën e Kosovës për sa i përket politikës së jashtme. “Mendoj se ka qenë një vit i suksesshëm për Kosovën sa i takon politikës së jashtme. Nëse e kemi parasysh procesin e forcimit ndërkombëtar të Kosovës nëpërmjet njohjeve, e dini se në javën e parë të janarit kam qëndruar në Egjipt dhe Libi, vende të cilat kanë njohur Republikën e Kosovës. Gjatë këtij viti kemi pasur njohje të tjera, është njohja e Tajlandës, e cila ka një peshë të madhe në Azinë Juglindore. Përveç njohjeve, kemi pasur suksese konkrete sa i takon angazhimit tonë në organizata të ndryshme rajonale dhe evropiane. Jemi anëtarësuar në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal në Sarajevë, që është një organizatë e fuqishme në Evropën Juglindore, si dhe jemi anëtarësuar në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës”, ka thënë Hoxhaj.

Më Shumë

Shi e borë sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë kryesisht i vranët, me reshje shiu dhe bore. Në njoftimin e...

Abdixhiku: Suhareka foli, i tha po ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha “po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti sonte...

Vjeshtë

Lajmet e Fundit