22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Oriola Marashi, ikonë e modës

Modelja e popullarizuar shqiptare, Oriola Marashi, merr vëmendje për thuajse çdo postim që ndan në rrjete sociale.

Duke qenë se vetëm në Instagram numëron 600 mijë ndjekës, superylli nuk heziton të shfaqet provokuese në fotografitë që publikon, shkruan portali arbresh.info

Modelja së fundi ka sjell imazhe të reja në rrjete sociale nga një event i modës.

E veshur me një fustan me ngjyrë të kaltër, Oriola ka ekspozuar njërën këmbë duke pozuar me plot elegancë.

  

“Është gjithmonë një kënaqësi të kalosh kohë me më të mirët nga më të mirët. #guessfamily në ngjarjen e fushatës @marciano! Faleminderit për ftesën @paulmarciano Ishte një natë perfekt! ?”, shkroi modelja në përshkrimin e postimit.

Reagimet ndërkaq kanë qenë të llojllojshme dhe mjaft pozitive duke e komplimentuar për fizikun perfekt.

Ajo po vazhdon angazhimet si modele dhe këtë verë ka qenë mjaft e zënë me projekte nëpër vende të ndryshme.

Më Shumë

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Lajmet e Fundit