6.1 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Rahoveci, bashkëfinancues i edicionit të 4-t të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Rahovecit është bërë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, duke theksuar përkushtimin për arsimin dhe fuqizimin e të rinjve përmes projekteve me ndikim ndërkombëtar.

Ky bashkëpunim synon të krijojë një platformë ku studentë vendorë dhe ndërkombëtarë marrin pjesë në ligjërata, punëtori dhe aktivitete të tjera akademike, të udhëhequra nga profesorë me përvojë nga fusha të ndryshme.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, tha se mbështetja për këtë projekt është në funksion të ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

“Investimi në dije dhe rini është investim në të ardhmen. Jemi krenarë që si Komunë jemi pjesë e kësaj nisme që sjell vlera dhe përvojë ndërkombëtare për studentët tanë”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, rektori i Universitetit të Prizrenit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, falënderoi Komunën për përkrahjen institucionale.

“Faleminderit Komunës së Rahovecit dhe Kryetarit Latifi për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme. Kjo mbështetje na motivon që ta rrisim cilësinë dhe ndikimin e Shkollës Verore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, tha rektori.

Komuna e Rahovecit ka konfirmuar se do të vazhdojë të përkrahë projekte që kontribuojnë në avancimin e arsimit, inovacionit dhe zhvillimit profesional të të rinjve./PrizrenPress.com

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Më Shumë

Hasi në një mjet të pashpërthyer në Drenoc të Malishevës, njësitet e FSK-së e shpërthejnë në mënyrë të sigurt

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një mur të vjetër ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit...

Komuna e Prizrenit ndan bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që edhe këtë vit të ndajë bursa për fëmijët e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK, të...

Lajmet e Fundit