15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Pritja

Nga Sahit Osmani

Erdhe pas fjalës së bukur
Mbështjellur me tis metafore
Mbyllur në guaskën e dritës

Ishe si valë deti që vjen lehtas
Dhe takohet fshehtas me shkëmbin
E trembur ngjiteshe përpjetë
Sikur doje t’i prekje qiellit retë

Ato veshur me rreze diellore
Preknin stërkalat e tua
Krijonin dallgë dashurie

Ti magjepseshe
Pas veshjes së tyre
Ylberë të lidhur gërshetë

Unë të prisja si përherë
Te gjerdani i metaforave
Me tisin tënd të mbështjellë

Kisha frikë mos e grisja
Kisha frikë mos e këputja
Kisha frikë mos të humbisja

E gjatë dhe e pafund mbeti pritja

Më Shumë

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence nuk është vetëm një kompleks modern banesash – është një komunitet i qetë dhe i sigurt në zemër të natyrës, në lagjen...

Landovica – fshati i martirizuar i sulmit gjenocidal serb

Shtegtime nëpër Atdhe (CCCXCII) Shkruan: Berat Luzha Që në shkollën fillore dikur mësohej vjersha “Ramiz, o vëlla” të poetit tonë të njohur, Esad Mekuli, në të...

Lajmet e Fundit