22.3 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Prokurorja kërkon dënimin e drejtorit të Arsimit në Suharekë

U dha fjala përfundimtare në gjykimin e drejtorit të arsimit të Suharekës.

Prokurorja Ervehe Gashi kërkoi dënimin e Sherif Berishës, drejtorit të arsimit në Suharekë që akuzohet për keqpërdorim detyre.

“… me këtë ka bërë shkeljen e ligjit në dëm të të dëmtuarës Fatmire Elshani po ashtu edhe rëndë i ka shkelur të drejtat e saja. Njëra prej të drejtave themelore të njeriut e mbrojtun me konventa ndërkombëtare edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin e Punës është e drejta në punë,” tha prokurorja Gashi.

Prokurorja më tutje konstatoi se drejtori Berisha ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

“Andaj konsideroj se në veprimet e këtu të akuzuarit Sherif Berisha janë formuar elementet e veprës penale për të cilën është akuzuar dhe konsideroj se është përgjegjës në aspektin penalo-juridik”, deklaroi prokurorja Gashi.

Brahim Sopaj, avokati i Sherif Berishës aktakuzën e konsideroi të pabazuar në prova.

“I propozoj trupit të nderuar gjykues që pas administrimit dhe vlerësimit të të gjitha shkresave në lëndë ndaj të mbrojturit tim në kuptim të nenit 364 paragrafit 1, pika 1.3 që në mungesë të provave të marrë aktgjykim lirues”, tha avokati Sopaj.

Sherif Berisha akuzohet se dëmtoi kandidatët për mësimdhënës në shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” duke mos e rishpallur konkursin siç kishte rekomanduar Sektori i Inspeksionit të Arsimit të Prizrenit.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet ditën e hënë me datë 17 korrik 2017.

Drejtori i arsimit në Suharekë Sherif Berisha u dënua në një proces tjetër gjyqësor për cenim të të drejtave të punësimit dhe papunësisë. /Kallxo.com/

Më Shumë

Vrasje në tentativë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prizren. Rasti ka ndodhur në Prizren, të premten në ora 21:00. “Është raportuar se i...

“Një natë, një melodi, një kujtim…” në teatrin e qytetit të Prizrenit

Një ngjarje kulturore e veçantë do të mbahet sonte në ora 18:00 në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, nën titullin simbolik “Një natë, një...

Lajmet e Fundit