18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Punëtorët e Telekomit në protestë

Sindikata e Punëtorëve të Telekomit njofton se do të mbahet protestë ditën e premtë, para objekteve kryesore të Telekomit ne të gjitha qendrat e Kosovës.

Protesta vije për shkak të bllokimit të xhirollogarive, me ç’rast janë tërhequr të gjitha mjetet financiare nga ish kompania Dardafon.

Javët e fundit ka qenë të renda për Telekomin e Kosovës dhe për neve si punonjës. Fillimisht, janë bllokuar xhirollogaritë dhe me dt:29.10.2020 janë tërhequr të gjitha mjetet financiare nga ish kompania Dardafon dhe zhvatësi, oligarku 10 vjetar Blerim Devolli dhe përmbaruesi Ilir Mullhaxha. FSP-PTK edhe pse është ne kontakt te vazhdueshëm me institucionet shtetërore ku kemi bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhje te shpejt përmes dialogut social me të gjitha palët e përfshira, mirëpo deri me tani kemi hapa konkret nga qeveria e Republike se Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit!

FSP-PTK sipas Ligjeve ne fuqi dhe Statutit të Sindikatës, ka paralajmëruar ne konferencën e dt:02.11.2020 për hapat qe do te ndermirën ditëve ne vazhdim.

Protestën do te fillojnë nga dt:06.11.2020 sipas hapave te paralajmëruare (e premte, protestë 1h nga 11:00-12:00) para objekteve kryesore të Telekomit ne të gjitha qendrat e Kosovës.

Nesër nuk merren parasysh kërkesat e FSP-PTK te cilat janë bere te qarta me dt;29.10.2020 protestat dhe grevat do te vazhdojnë sipas paralajmërimeve.

FSP-PTK ka marr përkrahje edhe nga sindikata e Postes se Kosovës, FSP-Elektrokosova, dhe sindikata e re e KEK-ut.

Më Shumë

Moti sot: Me diell dhe vranësira, gjatë ditës mund të ketë shi e rrufe

Ditën e enjte mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira do të intensifikohen...

Shpërthim te liqeni i Ujmanit – dëmtohen dy vetura

Një mjet shpërthyes është hedhur pak minuta më parë tek liqeni i Ujmanit, saktësisht afër pjesës ku po freskoheshin qytetarët. Lajmin për Telegrafin e ka...

Lajmet e Fundit