34.5 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Qytetarët ia mësyjnë Prevallës, ndalohen nga policia (Foto-Video)

Përkundër thirrjeve të vazhdueshme që të qëndrohet në shtëpi, disa qytetarë edhe sot ia kanë mësy Prevallës e cila ndodhet vetëm 30 km larg Prizrenit,

Kolona të gjatë janë parë përgjatë rrugës Prizren-Prevallë, ani pse rreptësisht janë të ndaluara tubimet e tilla nëpër parqe të ndryshme.

Persona kompetent janë shprehur se javët në vazhdim janë vendimtare sa i përket përhapjes së COVID-19 në Kosovë, disa qytetarët nuk po i marrin seriozisht thirrjet për mos-dalje, andaj sot ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pikërisht në hyrjen për në Prevallë, shkruan Insajderi.

Qytetarët duhet ta kuptojnë se me tubime të tilla nëpër parqe të ndryshme nuk mund të ‘luftohet’ koronavirusi.

Nga 33 rastet e konfirmuara mbrëmë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë me COVID-19, 3 janë me vendbanim në Prizren. Teksa numri total i të prekurve ka arritur në 283, ndërsa janë shëruar 53 dhe kanë vdekur 7 nga ky virus.

Pas konfirmimit edhe të tre rasteve nga Prizreni, Kryetari Haskuka u ka bërë me dije qytetarëve se nëse vazhdohen daljet e tilla edhe Prizreni mund të futet në karatinë.

Në karatinë deri tani ndodhen Prishtina, Ferizaj, Malisheva, Klina, Vitia, Zveçani, Suhareka dhe Mitrovica e Veriut./Insajderi.com

Në pamjet e publikuar nga “RTV Besa”, shihet se si patrulla të policisë janë në vendin e ngjarjes, si rrjedhojë qarkullim nga Prizreni për në Prevallë është ndalë.

Më Shumë

Vedat Muriqi viziton ish-klubin e tij të fëmijërisë

Vedat Muriqi e ka vizituar klubin e tij të parë, FC Liria. Kjo u bë e ditur përmes njëpostimi në Facebook nga ekipi prizrenas. Sulmuesi i...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit