22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Reali ia plotëson dëshiron Ronaldos, ia bën pagën sa të Messit e Neymarit

Real Madridi raportohet se ka vendosur t’i ofrojë Cristiano Ronaldos pagë rreth 650 mijë eurosh për javë.

Gjatë pjesë së parë të sezonit, Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola në La Ligë dhe emri i tij është përmendur për një kalim të mundshëm te Manchester Unitedi ose Paris Saint-Germaini.

Gjithsesi, sipas Corriere Dello Sport, Reali mbetet i vendosur për ta mbajtur Ronaldon në Bernabeun dhe është i gatshëm t’ia rrisë pagën në nivel të Lionel Messit e Neymarit.

32-vjeçari ka edhe katër vjet e gjysmë në kontratën aktuale, por Reali shpreson ta bindë të qëndrojë akoma në Spanjë.

Reali aktualisht është 14 pikë prapa liderit Barcelona në tabelën e La Ligës.

Më Shumë

Shqiptohen 2 mijë e 640 gjoba për një javë, Policia në Prizren godet kundërvajtësit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përmes Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe stacioneve policore në kuadër të saj, ka vazhduar me intensitet të...

Kida shijon pushimet pranë të fejuarit

Këngëtarja e njohur, Kida është goxha aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Sot përmesn një InstaStory ajo ka treguar se po kalon pushimet...

Lajmet e Fundit